Marrëveshja për emrin me Greqinë njeh identitetin etnik maqedonas, por hap një dilemë tjetër identitare. Në dokumentet zyrtare, sipas marrëveshjes, nënshtetësia e të gjithë qytetarëve pa përjashtim, pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre etnike, do të jetë “maqedonase/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Sipas zv. kryeministrit, Bujar Osmani, pjesa e parë gjegjësisht fjala “maqedonase” përfaqëson identitetin e popullit maqedonas, kurse të gjithë etnitë tjera përfaqësohen nga fjalët shtesë “qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Zgjidhja e tanishme për momentin, për pasaportat dhe dokumentet tjera është “maqedonase”, “nënshtetësia maqedonase”. Me marrëveshjen e arritur me Greqinë, kësaj zgjidhje I shtohet edhe një pjesë tjetër “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” që do të thotë se zgjidhja e re është gjithëpërfshirëse. Tani edhe komuniteti maqedonas është i përfshirë por edhe komunitetet tjera jo maqedonase janë përfshirë si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe prandaj mendoj se është një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Nëse ka një element në marrëveshje që i trajton edhe komunitetet e tjera është në fakt ky element i marrëveshjes. Nuk bëhet fjalë për etni por për shtetësi. “Nationaliti” nënkupton shtetësi dhe nuk mund të jetë shqiptar sepse shtetas shqiptar është ai që jeton në Shqipëri – deklaroi Bujar Osmani, zv. kryeministër për çështje evropiane.
Megjithatë për ekspertët, kategorizimi “maqedonase” është i gabuar dhe problematik për etnitë tjera. Juristi Naser Ziberi thotë se në dokumentet zyrtare të udhëtimit, shkruhet vetëm identiteti nacional gjegjësisht nënshtetësia e cila në këtë rast duhet të jetë “e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Është problematike në kuptimin që shtetësia nuk mund të lidhet për etnitetin, për përkatësinë etnike të qytetarit, por për përkatësinë e shtetit dhe territorit në të cilin realizohen të drejtat shë obligimet e qytetarëve. Në këtë kuptim, shtetësia duhet të jetë “e Republikës së Maqedonisë”, në rastin konkret “e Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe jo “maqedonase”. Unë mendoj se hartuesit dhe përpiluesit e marrëveshjes bilaterale me Greqinë, në Nenin 1, pika 3, shkronja b), kanë pasur idenë që të rregullojnë çështjen e përkatësisë etnike maqedonase dhe jo të shtetësisë sepse maqedonasit me këtë marrëveshje kanë dashur që të konfirmojnë dy elemente të ëprkatësisë etnike, gjuhën dhe përkatësinë e nacionalitetit – u shpreh Naser Ziberi, jurist.
Pasaportat dygjuhësore në kategorinë e nënshtetësisë, për momentin shënojnë “makedonsko/maqedonisë/ macedonian”. Më herët, dokumentet zyrtare të udhëtimit nënshtetësinë e kanë precizuar si “e Republikës së Maqedonisë”. Identiteti etnik i qytetarëve shënohet vetëm në certifikatat e lindjes. /Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3