Paqja në Ukrainë është më pranë se kurrë që nga fillimi i pushtimit të plotë rus, ka thënë presidenti finlandez Alexander Stubb.

“Jemi mjaft afër një marrëveshjeje”, tha ai në një aktivitet në Helsinki, raporton skynews.


Lideri finlandez zbuloi gjithashtu se negociatat midis zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe evropianë aktualisht përfshijnë dokumentet e mëposhtme të ndara:

  • Një dokument kornizë, që aktualisht është një plan me 20 pika;
  • Një dokument mbi garancitë e sigurisë, që dallon mes garancive të forta dhe marrëveshjeve si koalicioni i të gatshmëve;
  • Një dokument mbi rindërtimin pasluftës të Ukrainës.

Kjo përputhet me komentet që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy bëri gjatë ditës së djeshme para gazetarëve rreth negociatave.

Ndryshe, Stubb ka qenë një nga udhëheqësit evropianë që shërbejnë si ndërmjetës në bisedimet midis SHBA-së dhe Ukrainës.

Ish-golfisti gjysmë-profesionist dhe mbështetës i vendosur i Ukrainës ishte afruar me presidentin amerikan, Donald Trump gjatë një loje golfi në Florida. /Telegrafi/