LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja bërthamore, Irani “braktis” angazhimet kryesore

Marrëveshja bërthamore, Irani “braktis” angazhimet kryesore

Irani ka pezulluar angazhime kyçe të marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të vitit 2015, një vit pasi prej saj dolën Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Hassan Rouhani tha se ai do t’i mbante rezervat e uraniumit të pasuruar në vend dhe jo t’i shiste ato jashtë, siç përcaktonte marrëveshja. Ai po ashtu kërcënoi se do të rifillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda 60 ditëve në vijim.


“Këto masa janë për 60 ditë. Nëse në këto 60 ditë evropianët do të ulen me ne në negociata dhe të arrijmë një marrëveshje në interesin tonë, veçanërisht përsa i takon naftës dhe bankave, ne do t’i kthehemi marrëveshjes së vjetër”, tha Rouhani.

Marrëveshja e 2015 synonte të frenonte ambiciet bërthamore të Iranit në këmbim të zbutjes së sanksioneve. Tensionet mes Iranit dhe SHBA ndërkohë janë shtuar ndjeshëm që kur Uashingtoni braktisi marrëveshjen. Irani ka informuar palët që i kanë qëndruar besnike marrëveshjes, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Britaninë e Madhe, për vendimin e tij, mëngjesin e të mërkurës.

Si reagim, ministrja franceze e Mbrojtjes tha se fuqitë evropiane po bënin gjithçka mundeshin për ta mbajtur gjallë marrëveshjen, por do të kishte pasoja dhe sanksione të mundshme nëse ajo nuk do të respektohej.

Njoftimi i Iranit vjen pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri një vizitë të papritur në Irak dhe një aeroplanmbajtëse amerikane është dislokuar në rajonin e gjirit.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Kalo në kategori