LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Do të jetë një kampionat i pazakontë, mirë që luajmë herët me Milanin

Marotta: Do të jetë një kampionat i pazakontë, mirë që luajmë herët me Milanin

Gjatë ditës së djeshme është hedhur shorti për kalendarin e sezonit të ri 2022/23 në elitën e futbollit italian Serie A.

Duke marrë parasysh se kampionati botëror ‘Katar 2022’ zhvillohet në nëntor, atëherë deri para fillimit të tij do të ketë ndeshje çdo tri ditë.

Se do të jetë një kampionat i pazakontë e ka pranuar edhe drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, duke thënë se nevojitet një organikë e pasur me futbollistë për ta përballur tempon.

“Do të jetë një kampionat i pazakontë, sepse deri në 15 nëntor do të luhen 15 javë, pa harruar ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Duhet të bëjmë llogari për sa i përket përgatitjes. Organika duhet të jetë e madhe, kjo është diçka e sigurt”, u shpreh Marotta.

Tutje Marotta ka thënë se është më mirë që luajnë menjëherë në fillim të kampionatit (java e pestë) me rivalin lokal dhe kampionin në fuqi të Italisë, Milanin.

Marotta gëzon tifozët e Interit për Dybalan: Deri në fund të muajit kompletohet ekipi
Lexo po ashtu Marotta gëzon tifozët e Interit për Dybalan: Deri në fund të muajit kompletohet ekipi

“Kalendari asimetrik premton një finale spektakolare. Për ne është diçka e bukur që derbi kundër Milanit vjen menjëherë, sepse të dyja skuadrat janë në formën optimale”.

“Duhet të jemi të qëndrueshëm në tregun e transferimeve, jo vetëm Interi por të gjithë klubet. Duhet të rikuperojmë vlerat tona, pas një goditje të madhe ekonomike”, u shpreh Marotta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori