LAJMI I FUNDIT:

Marka BMW shiti 2.1 milionë automjete në vitin 2022

Marka BMW shiti 2.1 milionë automjete në vitin 2022

Marka BMW dorëzoi 2.1 milionë automjete në vitin 2022, 5.1 për qind më pak se një vit më parë, por përsëri e ruajti pozicionin e tij numër një në segmentin premium global, tha kompania të martën.

BMW Group dorëzoi 2.4 milionë automjete, një rënie prej 4.8 për qind nga viti i kaluar.


Grupi ishte në gjendje kryente më shumë se dyfishin e shitjeve të automjeteve plotësisht elektrike në 215,755 njësi, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi besim se mund të avancojmë mbi këtë sukses në vitin 2023,  pasi vazhdojmë të shohim konsumim veçanërisht të lartë të porosive për modelet tona plotësisht elektrike”, tha Pieter Nota, anëtar i bordit drejtues të BMW AG përgjegjës për klientët, markat dhe shitjet. /Telegrafi/