Marina Vjollca rikthehet shumë shpejt me emision të ri

Ka kohë që Marina Vjollcën nuk e kemi parë aktive me ndonjë emision të ri.
Dhe bukuroshja shqiptare së fundmi ka dhënë lajmin e gëzuar për fansat, pasi po rikthehet pas një kohe të gjatë në ekran.
Biondja ka hedhur një video në llogarinë e saj personale, Instagram, teksa shfaqet në promon e re dhe duket mjaft atraktive.
"Rikthehem shumë shpejt", ka shkruar ajo krahas videos, duke bërë të ditur se do jetë pjesë e televizionit Klan.

Marina nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtij emisioni, edhe pse është thënë se do jetë pjesë e "Duplex".
Megjithatë, presim të shohim në ditët në vijim se çfarë do të na sjellë këtë herë prezantuesja shqiptare. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/09/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































