LAJMI I FUNDIT:

Marilyn është femra më e mençur në botë, IQ-në e ka 228! Këto janë katër këshillat e saj për ushqim të shëndetshëm!

Marilyn është femra më e mençur në botë, IQ-në e ka 228! Këto janë katër këshillat e saj për ushqim të shëndetshëm!

Marilyn vos Savant, është femra e cila në Librin e Guinness-it është shënuar si personi me IQ-në më të lartë në botë, ka dhënë këshilla si të ushqeheni drejt

Në të vërtetë, kur Marilyn i ka mbushur 10 vjet, i është matur IQ-ja 228 dhe që ka pasur aftësi mendore të një 23-vjeçareje.


Megjithatë, ka zgjedhur të jetojë si “e gjithë bota normale” – ka shkuar në shkollë lokale, ka punuar në dyqanin e babait, pastaj ka regjistruar studimet e psikologjisë në Universitetin e Washingtonit, por që ka hequr dorë pas dy vjetësh.

Karrierën e ka filluar duke bërë kuize për revista, pastaj mori rubrikën e vet në revistën “Parade”.

Rubrika “Pyesni Marilynin” ka qenë e konceptuar në të “preferuarit të Këshillit” të humorit – Marilyn u është përgjigjur pyetjeve më të ndryshme të lexuesve, nga enigmat matematikore deri te dilemat e përditshme jetësore, ndërsa njëra ndër to kishte të bënte me shprehitë e saj kur është fjala për ushqimin”.

“Ato ditë kur nuk shkoj në palestër, zakonisht ha mish (ose peshk), perime, patate apo oriz, plus bukë me pak gjalpë. Llojllojshmërinë e siguroj me një copë të vogël tortë, pite çobani…

– Ndonjëherë dëshiroj të konsumoj vetëm djathin e preferuar me hurma, pak xhem ftonjsh dhe bukë me rrush të thatë. Në palestër shkoj çdo të dytën ditë, drejt nga puna para darkës. Ato ditë ha racione të lehta, zakonisht ndonjë sallatë apo kifle të ngrohtë krokante.

– Kur qeras veten, shkoj në restorantin e preferuar për burger taze të pjekur dhe patate të skuqura, por vetëm nëse janë krokante. Nëse nuk janë, as që i prek, i lë në pjatë. Dhe, para se të pyesni, pesha ime trupore është 56 kilogramë, ndërsa gjatësia 1,72 cm”, ka zbuluar femra më e mençur në botë.

Marilyn u përmbahet rregullave të caktuara:

1. Shmangni pjekurinat – mos blini çipsa e të ngjashme; në kuzhinë ju nevojiten vetëm artikuj për gatimin e tri racioneve ditore.

2. Shmangni zëmrat (mesracionet) – në vend të pemëve dhe lëngjeve, Merilin rekomandon një filxhan çaj.

3. Hiqni dorë nga pijet kalorike dhe akulli – hiqeni akullin nga pijet, sepse ai “vret” shijen e pijeve, pastaj edhe pini tepër shumë.

4. Mos e teproni në ngrënie – “Teprimi në ngrënie është mënyra më e keqe e hedhjes poshtë të ushqimit të shijshëm”, konsideron Merilin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori