LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq për vizitë zyrtare në Strasburg

Mariçiq për vizitë zyrtare në Strasburg

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq do të jetë për vizitë punë në Strazburg.

Në kuadër të vizitës, zv.kryeministri në Këshillin e Evropës do të takohet me Meglena Kuneva, ambasadore e BE-së pranë Këshillit të Evropës dhe me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.


Fokusi i bisedave do të jetë perspektiva evropiane e Maq1edonisë së Veriut.

Po ashtu, siç njoftojnë nga SÇE, do të bisedohet edhe përvoja e Bullgarisë në nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Telegrafi/