LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Opozita të mbështesë procesin integrues

Mariçiq: Opozita të mbështesë procesin integrues

bojan ma

Nuk duhet opozita të kërkojë arsye për pritje, na duhet të shkojmë përpara sa më shpejtë, të bëhemi pjesë e BE-së në vitin 2030, tha sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së dhe zëvendëskryeministër, Bojan Mariçiq.


“Nuk duhet opozita të kërkojë shkaqe për pritje se mund të kemi propozim më të mirë ose se Bullgaria do të përmbushë diçka që nuk ka përmbushur 20 vite. Nuk duhet ne të lidhemi me hapa të cilët varen nga të tjerët. Neve nuk na duhet kjo. Neve na duhet të ecim përpara sa më shpejtë, duam që në vitin 2030 të qëndrojmë bashkë me shtete e tjera anëtare të cilat do të hyjnë në BE”, tha Mariçiq. Sipas tij, “ajo që shitet nga opozita, ne vetëm të presim”, do ta zbrazë shtetin nga të rinjtë dhe do ta shkatërrojë shpresën për BE.

Mariçiqi tha se deri më tani ishim të shkelur nga pritja e tillë dhe u bëmë anëtare e NATO-s 10 vjet më vonë se sa që duhej, ndërsa e humbën edhe mundësinë që të bëhemi pjesë e BE-së, pasi bashkë me Kroacinë morëm statusin e kandidatit.

“Kroacia tashmë 10 vjet është anëtare, të rinjtë tanë tani shkojnë të punojnë atje. Ne nuk duam të tejkalohemi përsëri. Po bëjmë përpjekje që t’ia sqarojmë VMRO-DPMNE-së se qëndrimet politike sjellin pasoja për të tashmen dhe të ardhmen. Patëm mjaftueshëm përvojë gjatë 30 viteve të kaluara, çka duhet, e çka nuk duhet të bëjmë”, tha Mariçiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori