Marco van Basten, gjeniu elegant: Vrasësi para porte që rivalizonte Maradonën dhe e mbylli karrierën në moshën 28 vjeç
Më prill 1982, Marco van Basten zëvendësoi Johan Cruyffin për të bërë debutimin të tij te Ajaxi.
Shumë nuk e dinin se çfarë po vinte pas atij debutimi dhe zëvendësuesi i një legjende ishte ‘i zgjedhuri’, megjithëse e morën vesh vetëm pas një kohe të shkurtër.
Në moshën 28 vjeç, në vitin 1993, kyçi i këmbës së Van Basten kërkonte një pushim, që doli të jetë i përhershëm. Fillimisht pushoi dy vjet, ndërsa në pension doli në moshën 30 vjeç.
Karriera e tij e shkurtër ishte e mjaftueshme për të fituar një Kampionat Evropian në vitin 1988, dy Kupa Evropiane (Liga e Kampionëve) në vitet 1989 dhe 1990, tre Topa të Artë (’88, ’89 dhe ’92), dhe shumë çmime të tjera të panumërta.
Goli i tij kundër Bashkimit Sovjetik në finalen e Kampionatit Evropian 1988 është një nga më të mirët që është shënuar ndonjëherë, që erdhi nga një kënd i vdekur për shumë kë i pamundur.
Portieri kundërshtar që ishte atë ditë, Rinat Dasaev, mendon se ai ishte pjesërisht fajtor për golin.
“Ishte pak faji im. Unë nuk isha shumë mirë i përgatitur para goditjes dhe reagova vonë”.
https://www.youtube.com/watch?v=5KsE3hU7dAs&ab_channel=NIXBLACK
“Ai ishte më i miri në botë në pozicionin e tij. Ai kishte gjithçka që duhej të ishte i shkëlqyeshëm. Ai shënonte gola në çdo mënyrë të mundshme. Ai kishte një goditje të mirë, ishte elegant, i zgjuar dhe shumë i fortë”, tregon portieri legjendar rus Dasaev.
Sanchis: I jashtëzakonshëm, rraskapitëse përballja me të
Qendërmbrojtësi i Real Madrid , Manolo Sanchis, ka treguar se si nuk ka mundur të përballet me holandezin, të cilin ai e vlerëson si një nga më të mirët.
“Ai ishte lojtari i dytë më i mirë i asaj epoke. Më i miri ishte [Diego] Maradona. Ai ishte madhështor dhe shumë i rrezikshëm në fushë”.
“Çfarë më pëlqente tek ai? Çfarë nuk më pëlqente? Ai ishte i mirë me këmbët e tij, ai mund të gjuante, ai dinte të luante me shpinë nga portë. Që të bësh më mirë se Maradona, duhet të jesh shumë i mirë”.
https://www.dailymotion.com/video/x6z78k6
“Ai ishte rraskapitës. Si mbrojtës duhej të pranonit luftën që ai ofronte, por me madhësinë e tij ai ishte shumë i ekuilibruar”, tregon mbrojtësi i Real Madridit.
Fabio Capello: Van Basten prej më të mirëve në histori
Është e vështirë t’i bësh përshtypje trajnerit italian Capello. Ai ka folur madhështinë gjatë gjithë viteve që e ka trajnuar Van Bastenin.
“Ai ishte një futbollist i shkëlqyer. Ai ishte pa dyshim një nga lojtarët më të mirë që unë kam qenë me fat që e kam trajnuar”.
“Ai ishte i pafat me atë dëmtim në kyçin e këmbës, por ai është një futbollist i madh që është ndër më të mirët në histori të futbollit”, kishte thënë Capello për holandezin.
Albertini: Golat në gjak
Demetrio Albertini ishte shoku i skuadrës së Van Basten në AC Milan, dhe ai konfirmon urinë që kishte sulmuesi për gola.
“Ai është lojtari më i mirë që kam luajtur ndonjëherë. Ai ishte sulmuesi i parë që mund të përshkruhej si “modern” . Ai kishte fizik, por edhe teknikë, shpejtësi, ishte i veçantë”.
“Në Itali u tha që ai i kishte golat në gjak. Ai stërvitej shumë. Ai ishte unik dhe ishte gjithmonë i uritur për të fituar edhe në stërvitje”.
“Ai kishte gjithçka. Është për të ardhur keq që karriera e tij përfundoi në moshën 28 vjeçare”.
Michel: Shkathtësi dhe elegancë
Michel, ish i ylli i Real Madridit, është një admirues i madh i asaj që Van Basten arriti dhe mund të bënte.
“Më së miri ishte të mos i jepej asnjë metër. Thjesht duhet ta shihni se si ai lëviz dhe sa i shkathët dhe elastik ishte. Ai dinte të luante”.
Carboni: E quajtën “Mjellma e Utrechtit”
Serie A njihet për mbrojtësit e fortë, ndërsa Amedeo Carboni, që ka luajtur kundër Van Bastenuit me klube si Parma, Sampdoria dhe Roma, flet për holandezin dhe aftësitë e tij. Ai kujton se si Van Basten u quajt ‘Mjellma e Utrechtit”
“Ai ishte i gjatë, i hollë dhe me një teknikë të jashtëzakonshme”.
“ishte një nga më të mirët e asaj kohe, unë do ta vendosja në të njëjtin nivel me Ronaldon. Ai bashkoi klasin dhe elegancën. I jashtëzakonshëm”, thotë Carboni.
Van Basten gjatë karrierës së tij shënoi 152 gola me Ajaxin, 125 me Milanin, ndërs shtoi edhe 25 me Kombëtaren e Holandës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje