Maqedonia zgjidhet si nikoqire e konferencës së 50 të rajonit evropian në vitin 2023
Në Lion sot në Konferencën e 49-të të Interpolit për rajonin evropian, Maqedonia e Veriut u zgjodh nikoqire e Konferencës së 50-të të Rajonit të Evropës në vitin 2023, që është edhe një konfirmim i reformave ambicioze në polici në periudhën e kaluar, por edhe bashkëpunimin e suksesshëm të përbashkët të vendit si partner kredibil i Interpolit. Urimi i parë pas votimit erdhi nga kryetarit i Interpolit, Ahmed Naser al-Raisi.
“Pas video-prezantimit promovues për vendin dhe policinë tonë, të përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme posaçërisht për këtë rast, tashmë vitin e ardhshëm po fillojnë përgatitjet për vendin tonë për të mbledhur përfaqësues evropianë dhe mysafirë nga vendet anëtare nga kontinentet e tjera në tubimin e 50-të të Interpol, i cili nga ana e tij përkon me anëtarësimin 30-vjeçar në Interpol të vendit tonë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.
Kandidatura zyrtare e Maqedonisë së Veriut pasoi takimet që drejtori i Byrosë për siguri publike Sasho Tasevski, i cili udhëheq delegacionin e MPB-së, i pati në margjinat e Konferencës me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jirgen Shtok, si dhe kryesuesin e konferencës dhe zëvendës kryetarin për Evropën, Sharka Havranakova.
Drejtori Tasevski në takimin me sekretarin e përgjithshëm Shtok shprehu përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendit dhe Interpolit.
Në takim u theksua edhe vlerësimi i përpjekjeve të policisë së Maqedonisë për kuadro cilësore profesionale që punon në zhvillimin e aktiviteteve të Interpolit, duke përfshirë edhe Sekretariatin e Përgjithshëm.
“Drejtori Tasevski theksoi se në periudhën e kaluar në kuadër të Byrosë për Siguri Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut janë bërë reforma ambicioze dhe serioze, ndërsa treguesit flasin për zvogëlimin e kriminalitetit dhe rezultate të mira në parandalimin e trafikut të drogës, armëve, migrimit ilegal. kontrabanda e emigrantëve dhe korrupsioni. Në krye të agjendës për periudhën në vijim, përveç atyre të përmendura, mbetet lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe krimit kibernetik si kërcënime moderne të sigurisë globale, qëndron në kumtesën e sotme të MPB-së.
Kryesuesja e Konferencës, Sharka Havranakova, në takimin me drejtorin Tasevski shprehu kënaqësinë për aktivitetet e Maqedonisë së Veriut si anëtare e Interpolit, duke theksuar interesimin e vendit tonë për shumë aktivitete të përbashkëta, thellimin e bashkëpunimit dhe iniciativën për organizimin e takimit të Interpolit në nivelin më të lartë për vitin 2023.
Ndër të tjera, Konferenca e 49-të e Interpolit për Rajonin Evropian, krahas Strategjisë 2022-2025, e miratoi edhe vizionin e kësaj organizate deri në vitin 2030, kuadri i të cilit, sipas Sekretarit të Përgjithshëm Shtok, përcaktohet nga koha e ndryshimit të shpejtë si “normalja e re për botën”. Duke qenë se mjedisi po ndryshon, teknologjia po evoluon me shpejtësi dhe po i jep formë botës, e cila bazohet në komunikimin, shkëmbimin e informacionit, përdorimin e inteligjencës artificiale, ndryshimet klimatike, migrimin – të gjitha, sipas Shtok, ndikojnë në politikëbërjen e Interpolit dhe vendet anëtare, duke kërkuar një shkëmbim të shpejtë të të dhënave dhe një përgjigje të saktë nga të gjithë, si një nevojë thelbësore për sigurinë globale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zv/ministri Ahmeti: Asociacioni është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit në Këshill të Evropës
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Pendarovski: Duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE