Maqedonia do të sigurojë energji elektrike për 5.500 amvisëri nga centrali i ri diellor në Amzabegovë
Për 5.500 amvisëri do të sigurohet energji elektrike nga centrali diellor me kapacitet prej 17 megavatësh i locuar në Amzabegovë të Sveti Nikollës, investim i Grupacionit GENI. Ndërtimi i kapacitetit filloi vitin e kaluar, ndërsa 17-të megavatë energji diellore tashmë janë duke u shpërndarë nëpër rrjet, i cili është vënë në funksion tre muaj para afatit të paraparë.
Igor Koprivarnik, kryetar i Këshillit Drejtues të GENI-it, në konferencën për shtyp me rastin e fillimit me punë potencoi se kapaciteti i ri është centrali më i madh solar që është ndërtuar në shtet dhe se është kthesë kryesore në punën e tyre, por edhe në transformimin e gjelbër të rajonit dhe Maqedonisë së Veriut.
“Qeveria i njohu investimet në fotovoltaikët solarë si hap kyç në përmbushjen e qëllimeve për qëndrueshmëri. Kriza me energjensat i preku të gjithë, çmimi i energjisë elektrike është në rritje, në fund të gushtit e arriti kulmin prej 1000 eurosh për një megavat orë, për çka prodhimi solar i energjisë elektrike ka rëndësi akoma më të madhe, çdo megavat orë është e rëndësishme”, tha Koprivarnik.
Sipas kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, investimi është një hap i madh për realizimin e ambicieve qeveritare për sigurimin e energjisë elektrike prej burimeve të rinovueshme të energjisë.
“Sot nuk jemi duke folur për të kaluarën por për të ardhmen. Jemi duke folur për projekte të reja që duhet të na sjellin stabilitet në furnizimin me energji elektrike. Investimi më i madh në centralin fotovoltaik tregon se si punon një Qeveri e përgjegjshme, si mund të funksionojnë institucionet në nivel shtetëror dhe lokal dhe si ka rezultat në të gjithë këtë që vjen tre muaj para afatit të dhënë”, tha Kovaçevski.
GENI i fitoi 17 nga 35 megavatët që ishin ofruar në tenderin e Ministrisë së Ekonomisë. Siç potencoi ministri resor Kreshnik Bekteshi, me këtë investim janë fituar 17 megavatë shtesë, siç është bërë në 30 vitet e kaluara në shtet.
“Në afat prej 2,5 vitesh do të kemi fuqi instaluese prej mbi 220 megavatë, ndërsa janë duke u përgatitur edhe thirrje të reja dhe shpresoj se mandatin do ta përmbyllim me mbi 30 megavatë vetëm nga fotovoltaikët”, paralajmëroi Bekteshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit