LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia në vendin e 27-të në botë për eksportin e domateve

Maqedonia në vendin e 27-të në botë për eksportin e domateve

Maqedonia është në pozitën e 27-të në botë për eksportin e domateve, ndërsa në të 33-ën sipas eksportit të shalqirit, informoi faqja ndërkombëtare e specializuar për statistika www.worldstopexports.com.

Vitin e kaluar vendi ka eksportuar domate në vlerë prej 17,1 milionë dollarë që është 0,2 prej eksportit botëror, ndërsa eksporti i shalqirit ka arritur 2,9 milionë apo, gjithashtu, 0,2 për qind prej eksportit botëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për importin e domateve Maqedonia është radhitur në pozitën e 63-të me sasi të importuara në vlerë prej 2,9 milionë dollarësh që është për 0,03 për qind prej importit në korniza botërore.

Sipas “Worldstopexports”, liderë botërorë në eksportin e domateve janë Holanda, Meksika, Spanja, Maroku dhe Kanadaja me 416 milionë deri në dy miliardë dollarë të realizuara, ndërsa në eksportin e shalqirit me 81,6 milionë dollarë deri në 364,6 milionë të realizuara janë Spanja, Meksika, SHBA-ja, Holanda dhe Italia.

Importuesit më të mëdhenj, nga ana tjetër, të domateve janë SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia me import të realizuar prej 558,7 milionë dollarësh deri në 2,3 miliardë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori