LAJMI I FUNDIT:

”Maqedonia në NATO dhe BE vetëm me një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët”

”Maqedonia në NATO dhe BE vetëm me një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët”

Deputeti grek i partisë opozitare Nea Democratia, Giorgos Koumoutsakos ka deklaruar se Qeveria greke duhet të konsolidohet, pra të del me një qëndrim të vetëm për një zgjidhje të mundshme të çështjes së emrit.

Sipas tij, pas këtij hapi vjen veprimi i partisë që i takon që të jep vlerësimin dhe nëse vlerëson se qëndrimi nuk është i mirë, gjithsesi se ka mundësi që ta hedh posht.


Ai rikujtoi se Nea Democratia ka qëndrimin e qartë qysh në vitin 2008, kur u tha edhe para aleantëve në NATO dhe partnerëve në BE.

Koumoutsakos theksoi se perspektiva euro-atlantike e vendit fqinj nuk do të realizohet pa një zgjidhje të pranueshme për të dy palët./Telegrafi/