LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut vendos rekord botëror për import të marihuanës

Maqedonia e Veriut vendos rekord botëror për import të marihuanës

Nga Afrika e Veriut në Maqedoninë e Veriut është vendosur rekord për dërgesën më të madhe të marihuanës, në mes këtyre dy shteteve. Kështu njofton kompania amerikano-kanadeze “Instadose Pharma Korp”.

Reklama

Siç thuhet në komunikatën e kompanisë, dërgesa prej 2.125 kilogramëve është dërguar nga Johanesburgi për në Shkup, më 25.12.2021, gjegjësisht ka arritur 6 ditë para vitit të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kompania njofton se kjo marihuanë është dedikuar për Evropën perëndimore ku tashmë është dorëzuar, ndërsa është dërguar në Maqedoni në pajtim me lejen e lëshuar në muajin nëntor.

Kompania thekson se ka bashkëpunim me kompani të licencuara në Maqedoni, ndërsa gjithashtu ka filialë në Kongo, Portugali, Kanada, Kolumbi dhe Meksikë.

“Kjo është një dërgesë historike dhe është vetëm fillimi i potencialit të ‘Instadose Pharma’. Dorëzimi konfirmon modelin tonë të biznesit dhe kompaninë si një lider botëror në këtë industri. Vizioni im ka qenë gjithmonë i tillë dhe jam shumë i emocionuar për rëndësinë e dërgesës dhe atë që na pret”, tha Grant Sanders, themeluesi dhe CEO i Instadose, i cili sipas një deklarate të kompanisë tha se dërgesa 2,125 kg në Maqedoni, është rekord botëror për tregtinë e marihuanës për qëllime mjekësore.

Vitin e kaluar u njoftua se nga Lesoto nga një kompani tjetër do të dërgoheshin 8.5 ton marihuanë, por nuk u konfirmua nëse leja ishte dhënë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Politikë
Sekretari i NATO-s: Kosova të mos bëjë hapa të njëanshëm e destabilizues

Sekretari i NATO-s: Kosova të mos bëjë hapa të njëanshëm e destabilizues

Politikë
​

​"Asociacion pa kompetenca ekzekutive", serbët në veri presin marrëveshje për situatën

Lajme
Gjendje e qetë në veri, Policia vazhdon të qëndrojë pranë komunave

Gjendje e qetë në veri, Policia vazhdon të qëndrojë pranë komunave

Mirjeta Hajzeraj
Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Lajme
Pamje nga situata në veri kur gazetarët e policët sulmohen me gurë nga serbët lokalë

Pamje nga situata në veri kur gazetarët e policët sulmohen me gurë nga serbët lokalë

Lajme
Kalo në kategori