LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut pjesë e programit për administratë digjitale të BE-së

Maqedonia e Veriut pjesë e programit për administratë digjitale të BE-së

Maqedonia e Veriut u bë pjesë e Programit për administratë digjitale ISA 2 të Bashkimit Evropian, përmes të cilit mbështete aktivitetet për zhvillim të TKI-së në administratën publike, ofrim të shërbimeve elektronike dhe në përgjithësi digjitalizim në sektorin publik.

Marrëveshjen për inkuadrim ndaj programit e nënshkruan ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Maçevski dhe komisari për Buxhet dheAadministratë Johanes Han.

“Thënë thjesht ky është vendi ku bëhen plane për zhvillim të shoqërisë informatike dhe shkëmbim të përvojave midis shteteve anëtare dhe zhvillim të standardeve dhe teknologjive të reja nga kjo fushë, ndërsa ne do të mund të japim kontributin tonë. Ky program është dedikuar për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por është bërë përjashtim që të lejohet edhe shteti ynë si vend kandidat, të jetë anëtar aktiv”, theksoi ministri Mançevski në video fjalimin pas nënshkrimit i cili për shkak të rekomandimeve për Kovid 19 ishte në mënyrë digjitale.

Nga aspekti ekonomik, siç sqaroi, përftimet për ne si shtet janë të qarta. Anëtarësimi i cili paguhet për anëtarësim në këtë program është me vlerë më të vogël se shpenzimet vjetore të cilat i kemi për kyçje në rrjetin TESTA-ng.

Pas përfundimit të këtij programi, ai di të transformohet në program edhe më të madh të quajtur Digital Europe, i cili do të merret me fotografi më të madhe të digjitalizimit në Bashkimin Evropian. Këtu do të shqyrtohen dhe miratohen standardet dhe drejtimet e ardhshme për zhvillim të agjendës së digjitalizimit. Maqedonia e Veriut aktivisht do të marrë pjesë në përcaktimin e zgjidhjeve dhe standardeve të ardhshme nga kjo fushë që më tej edhe ne do të implementojmë edhe zbatojmë.

Komisari Han, megjithatë, potencoi se në këtë mënyrë, me inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut drejt këtij programi, ne tashmë jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Ai i përshëndeti përpjekjet e shtetit tonë për inkuadrim drejt ISA 2, ndërsa si konfirmim për këtë është lëshimin që BE-ja e bën, duke i mundësuar edhe Maqedonisë së Veriut, anëtarësim të plotfuqishëm në këtë program.

Mançevski dhe Hani theksuan se nënshkrimi digjital është edhe një shembull për rëndësinë e transformimit digjital për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve edhe në gjendje të jashtëzakonshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori