Enis Bardhi mund të mungojë në përballjen që Maqedonia e Veriut e zhvillon ndaj Kosovës më 26 mars.

Lojtari shqiptar që mbron ngjyrat e shtetit fqinj, me shumë gjasë do të mungojë në takimin e play-offit të Ligës së Kombeve.

Levante ka njoftuar se Bardhi ka pësuar lëndim dhe duket më serioz se sa pritej.

Enis Bardhi  (Foto: Levante/Twitter)

“Enis Bardhi: Tendosje e lehtë e këmbës së djathtë (kyçi). Në pritje të evoluimit në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e skuadrës spanjolle.

Me mungesën e tij, maqedonasit do të kishin një mungesë të madhe në formacionin bazë, derisa shqiptari njihet si një lojtar mjaftë i rrezikshëm, sidomos nga ndërprerjet.

Ditë më parë, Bardhi ka dhënë një deklaratë duke thënë se ai është nip i kosovarëve, mirëpo që kësaj here dëshiron të fitojë ndaj ‘dajëve’. /Telegrafi/