LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruajnë protokollet për “One stop shop”

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruajnë protokollet për “One stop shop”

Me qëllim të përmirësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe tregtisë dhe lehtësimit të komunikacionit përmes kufirit shtetëror mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, dje në Shkup u nënshkruan protokolle të posaçme për implementimin e Marrëveshjes për vendosje të kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion ndërkombëtar rrugor Tabanoc – Preshevë, mes institucioneve kompetente të të dy vendeve.

Siç kumtoi MPB, nënshkrimi i protokolleve pason pas parafimit të Marrëveshjes mes qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë në Beograd më 12 korrik për vendosje të kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanoc-Preshevë nga ana e ministrit Oliver Spasovski dhe kolegut të tij serb, Nebojsha Stefanoviq.


Gjatë nënshkrimit të protokolleve delegacionet i kryesonin sekretarët shtetërorë të të dy ministrive, Magdalena Nestorovska dhe Milosav Miliçkoviq.

“One stop shop është projekt me të cilin jemi posaçërisht krenar dhe sinqerisht shpresoj se ky do të jetë shembull i mirë për të gjitha shtetet në rajon. Nënshkrimi i protokolleve për zbatimin e Marrëveshjes mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Republikës së Serbisë për kontrolle të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar është dëshmi se fuqitë e përbashkëta, bashkëpunimi dhe përfshirja e institucioneve në fund rezultojnë me sukses i cili do të jetë në dobi të qytetarëve të të dy shteteve”, tha Nestorovska.

Drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski shprehi kënaqësi nga nënshkrimi i protokolleve, duke potencuar se bashkëpunimi më i afërt mes shërbimeve rezulton me zbulim më të suksesshëm të aktiviteteve ilegale tejkufitare, e me atë shtohet siguria.

Sekretari shtetëror serb Miliçkoviq tha se vendkalimi kufitar Preshevë-Tabanoc është një ndër vendkalimet më të frekuentuar, posaçërisht gjatë verës kur një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Serbisë përmes tij nisen drejt Greqisë, kështu që me “One stop shop” dukshëm do të shkurtohet pritja në vendkalimin kufitar.

Pas përfundimit të formaliteteve të tjera, së shpejti do të fillojë së funksionuari “One stop shop” në VK Tabanoc-Preshevë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori