LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e informon MPJ-në e Greqisë se i ka përmbushur të gjitha kërkesat nga marrëveshja e Prespës

Maqedonia e informon MPJ-në e Greqisë se i ka përmbushur të gjitha kërkesat nga marrëveshja e Prespës

Maqedonia mbrëmë ka dërguar notë deri tek Ministria e Jashtme e Greqisë, duke informuar se i ka plotësuar të gjitha kërkesat legjislative të kërkuara nga marrëveshje e nënshkruar në mes Shkupit dhe Athinës për dhënie fund të kontestit disa dekadash për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nota e dërguar hap rrugën që Kuvendi i Greqisë të debatojë dhe të votojë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës, dhe me këtë edhe pranimin e Maqedonisë në NATO.


Në notën e dërguar veçanërisht theksohet se termi “maqedonas” i referohet shtetësisë, jo etnitetit dhe se gjuha maqedonase është njohur si zyrtare në kongresin e OKB-së në Athinë në vitin 1977.

“Pala greke është informuar se Republika e Maqedonisë i ka përmbushur kërkesat e brendshme ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjes përfundimtare dhe se më 11 janar 2019, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi vendimin për shpalljen e amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI në Kushtetutën e Republikës Maqedoni dhe vendimin për shpalljen e ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve XXXIII dhe XXXVI në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në shkrimin diplomatik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori