LAJMI I FUNDIT:

“Maqedonia dhe Serbia do të bashkëpunojnë për të drejtat e minoriteteve”

“Maqedonia dhe Serbia do të bashkëpunojnë për të drejtat e minoriteteve”

Gjatë vizitës dy ditore, ministri për Marrëdhëniet me Diasporën në Qeverinë e Maqedonisë, Edmond Ademi, sot realizoi takim me ministrin për Drejtori Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale të Serbisë, Branko Ruzhiq.

Në takimin, dy ministrat biseduan për shumë çështje aktuale në lidhje me përforcimin e të drejtave të minoritetit kombëtar të Maqedonisë në Republikën e Serbisë dhe të minoritetit kombëtar të Serbisë në Republikën e Maqedonisë, duke shkëmbyer përvoja pozitive nga dy vendet me qëllim për avancim në periudhën e ardhshme.


Konkretisht, ministrat Ademi dhe Ruzhiq pajtohen për fillim të shpejtë për inicim të Komisionit Ndër–qeveritar të përbashkët në pajtim të Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë për mbrojtje të minoritetit kombëtar të Maqedonisë në Republikën e Serbisë dhe të minoritetit kombëtar të Serbisë në Republikën e Maqedonisë, në drejtim për realizimin konkret të obligimeve që janë ndërmarrë nga dy palët në frymën e Marrëveshjes.

Pala serbe informoi edhe për ndryshimet e ligjeve të interesave të minoriteteve kombëtare të cilat do të pasohen deri në fund të qershorit të këtij viti në Republikën e Serbisë, në funksion të publicitetit dhe transparencës më të madhe në punën e këshillave kombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori