LAJMI I FUNDIT:

“Maqedonia bllokon” do t’i bashkëngjitet protestës së OBRM-PDUKM-së kundër Qeverisë

“Maqedonia bllokon” do t’i bashkëngjitet protestës së OBRM-PDUKM-së kundër Qeverisë

“Maqedonia bllokon” nëpërmjet një kumtese të lëshuar e konfirmon praninë në protestat e OBRM-PDUKM-së duke thënë se “‘Maqedonia bllokon’ mbështet protesta të ndryshme që janë kundër qeverisë jopopullore”.

Sipas tyre, në këtë moment duhet lënë anash interesat e ngushta partiake dhe të gjithë forcat nacionaliste dhe patriotike duhet t’i caktojnë interesat që nënkupton, në vend të parë interesat kombëtare dhe shtetërore, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Kjo e keqe që i ndodh Republikës së Maqedonisë është e njohur. Quhet qeverisja puçiste në Shkup[ që dëshiron të shkatërroj gjithçka që është maqedonase. Forcat nacionaliste dhe patriotike kanë obligim që këtë të mos ia lejojnë dhe për këtë shkak në periudhën që vjen duhet të luftojmë të unifikuar dhe të bashkuar kundër ndryshimeve kushtetuese ku fshihet gjithçka që është maqedonase, e më pastaj në zgjedhje secili të shkoj në përcaktimet e veta”, thonë nga “Maqedonia bllokon”.

OBRM-PDUKM proteston para Qeverisë
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM proteston para Qeverisë

Sipas tyre është e nevojshme bashkimi i maqedonasve për shkak se kjo nuk është luftë e individëve, liderëve apo për qeverisje, por, siç thonë ata, luftë për mbijetesën e një populli të tërë, kjo është luftë për Maqedoninë dhe maqedonasit./Telegrafi/