LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Zgjedhjet dështuan, akoma pa filluar

Ditëve të fundit, në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në mars. Data e zgjedhjeve lokale, edhe pse është caktuar, me të ka filluar edhe dilema se a do të mbahen ato, pasi partia më e madhe opozitare e kushtëzon pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje. LSDM-ja ka një muaj që mban qëndrimin se nuk do të hyjë në zgjedhje lokale, në qoftë se bashkë me to nuk do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Këtë qëndrim e mbështesin edhe shumë parti të tjera opozitare, duke përfshi gati 50 për qind e votuesve sllavomaqedon.

LSDM me frontin opozitar, qëndrimin për bojkotimin e zgjedhjeve e shpreh në shumë mënyra, e njëra prej tyre është protesta. Fronti opozitar sllavomaqedonas çdo ditë proteston për bojkotimin e zgjedhjeve, si edhe për gjendjen në IRJM, duke kritikuar ngecjen në zhvillimin e ekonomisë, demokracisë, lirinë e mediave, ngecjen në arsim, shkencë, sport, e mbi të gjitha papunësinë që arrin 31.4 për qind. Ajo kritikon e proteston edhe për çështjen më të vogël, ndërsa ç’bëjnë partitë shqiptare?

Partitë shqiptare flenë. Ato nuk angazhohen edhe për zgjedhjet lokale, edhe pse do të marrin pjesë në to. Ato aq shumë janë indiferente ndaj zgjedhjeve, sa që popullsia fiton bindje se rezultatet më veç se i dinë partitë shqiptare për çdo komunë akoma pa filluar zgjedhjet. Shqiptarët në IRJM pa hamendje e dinë se kush do të fitojë në shumicën e njësive (Çair, Tetovë, Gostivar, Osllome…), ndërsa partitë shqiptare e dinë se kush do të fitojë në të gjitha njësit, pasi akoma pa filluar zgjedhjet i kurdisin rezultatet.

Partitë shqiptare, edhe pse kanë më shumë arsye për të protestuar e për të kundërshtuar zgjedhjet në krahasim me partitë opozitare sllavomaqedonase, ato më shumë heshtin. Partitë shqiptarët kanë arsye thelbësore të mos hyjnë në zgjedhje, pasi listat zgjedhore janë të bazuar në regjistrimin e popullsisë së vitit 2002, regjistrim që e zvogëlon përqindjen e shqiptarëve në 25 për qind.

Ato duhet ta kushtëzojnë hyrjen në zgjedhje, si fronti opozitar sllavomaqedon, me arsyetimin që së pari të kryhet regjistrimi i popullsisë e pastaj zgjedhjet. Regjistrimi filloi në IRJM në vitin 2012, por u ndërpre nga VMRO-DPMNE se po vërtetoheshin statistikat e NATO-s që thoshin në maj të 2012 se “shqiptarët përbëjnë 40 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë në Maqedoni”. Statistikave të NATO-s i përgjigjet edhe numri i maturantëve shqiptarë të vitit shkollor 2011/12, ku kanë qenë 35 për qind shqiptarë në gjithë IRJM-ën, ndërsa vetëm në Shkup kanë qenë 36.6 për qind.

Bojkotimi i zgjedhjeve në IRJM nënkupton rrëzimin e kryeministrit-diktator Gruevski nga pushtetit. Kjo është mundësia e dytë për shqiptarët që ta rrëzojnë diktatorin në mënyrë më demokratike. Mundësinë e parë e patën shqiptarët në tetor të 2012, kur deputetët e partive shqiptare votuan kundër rrëzimit të Gruevskit, derisa LSDM votoi për rrëzimin e Gruevskit.

Mos vërtetësinë e këtyre zgjedhjeve mund ta vërtetojnë edhe listat zgjedhore. Në IRJM të drejtë vote kanë 1.8 milion qytetarë, prej dy milionë sa ka krejt IRJM-ja. Kjo është absolutisht e pavërtetë, pasi në IRJM në vitin 2012 janë regjistruar 20.700 nxënës në klasën e parë, ndërsa numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin fillor ka arritur rreth në 200 mijë nxënës (në vitin 2011/12 në arsimin fillor ishin 34 për qind nxënës shqiptarë, 53 për qind maqedonas, dhe mbi 12 për qind të tjerë). Arsimi fillor përfshin grupmoshën 7-14 vjet, me 200 mijë banorë. Mblidhni, zbritni, shumëzoni e pjesëtoni sa të doni, ama nuk mundeni të vini te e “vërteta”, pasi është absolutisht e pavërtetë se në IRJM nga gjithsej dy milion banorë të drejtë vote kanë 1.8 milion banorë (edhe pse grupmoshat prej 7-14 vjet përfshijnë 200 mijë banorë e të drejtë vote ka gjithkush që ka më shumë se 18 vjet).

Të gjitha këto statistika, si të NATO-s, si të numrit të nxënësve shqiptarë dëshmojnë se është i pavërtetë numri i përgjithshëm i popullsisë në IRJM dhe është i pavërtetë numri i qytetarëve me të drejtë vote (1.8 milion) në krahasim me numrin e popullsisë (dy milionë). Janë këto argumente që bëjnë të mos besohet rezultati i zgjedhjeve, akoma pa filluar ato; janë këto argumente që na bëjnë mos t’u besojmë partive politike shqiptare e hiq më pak institucioneve e “shtetit” të IRJM-së.

Prandaj, shqiptarët e IRJM-së çdo ditë duhet të dalin në protesta duke iu drejtuar Shqipërisë dhe Kosovës për… Ndihmë!

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori