Nga viti në vit në Maqedoninë e Veriut rritet numri i veturave të regjistruara, por edhe vjetërsia e tyre. Në vitin 2017 në vend kanë qenë të regjistruara gjithsej 474. 516 mjete transportuese prej të cilave 403.316 vetura, tregojnë të dhënat zyrtare statistikore. Njëherësh vjetërsia mesatare e automjeteve para tre vitesh ka qenë 18.7 vite. Pjesa dërmuese e tyre apo 80 për qind kanë qenë më të vjetra se dhjetë vite, ndërsa gjysma e tyre kana pasur ngasje me dizel.

Tre vite më vonë apo në vitin 2020, numri i të gjithë mjeteve transportuesve të llojeve të ndryshme ka arritur në gjysmë milion apo në vitin 2020 janë regjistruar 500.633 automjete pasagjerësh, autobusë, kamionë etj. Gjithashtu, në vitin e kaluar janë shënuar 429.196 vetura të regjistruara. Njëherësh vetëm në periudhën e tre viteve të kaluara po shënohet edhe rritje e moshës mesatare të vitit të prodhimit të veturave që po ngasim në rrugët vendore për 9 muaj, apo nga 18.7 vite në 2017-në, në 19.4 vite në 2020-ën. Apo me fjalë të tjera po shënon përkeqësim trendi i vjetërsisë së automjeteve.

Ekonomistët vlerësojnë se fuqia e ulët blerëse e qytetarëve është shkaku kryesor i interesimit të madh të blerjes së veturave të vjetra në vend të atyre të reja. Këtë e dëshmojnë edhe rënia nga viti në vit i hyrjes në borxh të qytetarëve për të blerë veturë të re përmes kredisë në banka. Vetëm në periudhën mars 2020 deri në qershor 2021 janë zvogëluar kreditë automobilistike nga 306 milion denarë në 242 milion denarë, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore. Nga ana tjetër, të dhënat e Doganës tregojnë se në vitin e kaluar janë importuar 23.880 vetura të vjetra dhe 5172 vetura të reja, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë importuar mbi 19 mijë vetura të vjetra, dhe vetëm 2900 vetura të reja.

Njëherësh, të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2003 në rrugët dhe autostradat në vend kanë qarkulluar afër 300 mijë vetura me një vjetërsi mesatare prej 15.9 vitesh, apo mbi 68 për qind e veturave kanë qenë më të vjetra se dhjetë vite. Që nga vitin 2010 kur në muajin mars liberalizohet importi i veturave të vjetra, fillon të rritet edhe numri i veturave dhe vjetërsia e tyre. Kështu në vitin 2013, numri i veturave arriti në 347 mijë me vjetërsi mesatar prej 17.2 vitesh dhe 75 për qind të veturave më të vjetra se dhjetë vite.

Ndryshimi i rregullave të importit ka ndryshuar edhe numrin e veturave me dizel që ishin 92.799 në vitin 2012 në 192.816 me dizel në vitin 2016, që fillojnë gradualisht të barazohen me numrin e veturave me ngasje me benzinë. Nga ana tjetër, të dhënat e Shoqatës Evropiane të Automjeteve (ACEA), tregojnë se Luksemburgu me 6.4 vjet dhe Austria me 8.3 vjet, kanë moshë më të re mesatare të veturave në Evropë. Shumica e vendeve evropiane ka një vjetërsi mesatare të automjeteve prej 11.5 vitesh. Në fundin e listës me 16 vite renditen Greqia, Rumania me 16.5 vite, ndërsa edhe Estonia dhe Lituania kanë veturat më të vjetra se 16 vite. Me fjalë të tjera të dhënat tregojnë se vjetërsia mesatare e veturave, kamionëve, autobusëve po rritet siç po shkohet në lindje të kontinentit të vjetër. Në Hungari është 13.5 vjet, në Çeki 14.9 vjet, në Kroaci mosha mesatare e veturave që voziten është 14.6 vjet, në Slloveni është 11.7 vite, në Gjermani është 9.6 vite dhe në Itali është 11.4 vite.