LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vazhdon problemi me ndotjen e ajrit

Maqedoni, vazhdon problemi me ndotjen e ajrit

Kumanova u bë pjesë e listës së qyteteve të ndotura në Maqedoninë e Veriut. Kryeqyteti sot ishte ndër vendet e para me ajër më të ndotur, fillimisht në mëngjes u radhit në vendin e shtatë ndërsa më vonë u rëndit në vendin e 10.

Kumanova, pardje mbrëma, kishte rritje enorme të ndotjes dhe radhitej në vendin e parë në listën botërore të vendeve me ajër të ndotur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Autoritetet e Kumanovës kuptuan shkaqet e ndotjes së ajrit dhe ndërmorën masa. Prej aty ata njoftuan se ndotja ekstreme e ajrit, në Komunën e Kumanovës ka ndodhur si pasojë e djegies vajrave fosil për ngrohje.

Nga Komuna njoftuan se janë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit Jetësor, e cila është kompetente për mirëmbajtjen dhe kalibrimin e rregullt të stacioneve matëse të ajrit në vend.

Problemi i ajrit të ndotur do të jetë më i madh me uljen e temperaturave. Vendi për çdo vit ka probleme me ndotjen e ajrit, në veçanti në qytetet si Tetova, Shkupi, Gostivari dhe Manastiri.

Vitin e kaluar, Bashkia e Shkupit ndërmori masa kundër ndotjes së ajrit dhe në rast të ndotjes ekstreme autobusët do të jenë pa pagesë, do të kufizohet numri i qarkullimit të automjeteve kurse çmimet e parkingjeve do të dyfishohen.

Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini tha se ky problem nuk mund të zgjidhet për afat të shkurtër, edhe pse ka plan kundër ndotjes së ajrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori