LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vaksinimi kundër gripit fillon më pesë nëntor

Maqedoni, vaksinimi kundër gripit fillon më pesë nëntor
Foto: Ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, vaksinimi kundër gripit do të fillojë muajin e ardhshëm, më 5 nëntor, që është kohë optimale për arsye se në vend kulmi i virusit pritet të jetë në fund të janarit dhe në fillim të muajit shkurt.

Ministria e Shëndetësisë me furnizim publik, për këtë vit ka siguruar 28.000 vaksina kundër gripit sezonal, njofton Telegrafi Maqedoni.


Me këto vaksina pa pagesë do të vaksinohen pensionistët, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna dhe fëmijët me imunitet të dobët. Gjithashtu, nëpërmjet qendrave për shëndet publik janë siguruar edhe 21.000 vaksina komerciale ku qytetarët do t’i blejnë.

Nga Instituti për Shëndet Publik njoftojnë se edhe 10.000 vaksina do të jepen si donacion për imunizimin e punëtorëve shëndetësorë.

Vaksinimi është një nga masat kryesore për mbrojtjen e shëndetit. Vaksinimi kundër gripit sezonal krijon imunitet pas 14 ditësh që nga vaksinimi e që zgjat prej tetë deri 10 muaj.

Vitinn e kaluar në shtet më shumë se 20.000 qytetarë u prekën nga gripi, ndërsa 29 prej tyre humbën jetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori