LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, tre muaj burg pasi vodhi 7 kavanoz ajvar

Maqedoni, tre muaj burg pasi vodhi 7 kavanoz ajvar

Gjykata në Kriva Pallankë ndaj N.S. ka caktuar dënim me 3 muaj burg për vjedhjen e shtatë kavanozave të ajvarit dhe një reçelit, si dhe tre shishe me lëngje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dënimi është pezulluar, që do të thotë se nëse në periudhën e ardhshme, banori i Kriva Pallankës do të veprojë të njëjtën gjë, duhet ta zbatojë. Përndryshe, sipas gjykatës në Kriva Pallankë, njeriu është dënuar për vepër penale “vjedhje e rëndë”.


“Vjedhja është vjedhje, dhe ligjet dhe gjyqtarët në Maqedoni janë rigoroz kur bëhet fjalë për drejtësi”, shkruajnë portalet pro-qeveritare,. /Telegrafi/