Interes i lartë dhe reagime të shumta nga qytetarët pas njoftimit se qeveria do të subvencionojë blerjen e makinave. Përveç prej salloneve të automjeteve, makina me eko-standard pesë do të mund të blihen edhe nga shitësit e automjeteve, ku makinat janë sjellë nga jashtë. Ekipi i televizionit Alsat sot vizitoi disa auto- tregje ku shiten makina të përdorura. Pronarët e këtyre tregjeve nuk donin të jepnin deklaratë, por në një bisedë joformale theksuan se kanë dëgjuar për masën, por nuk shpresojnë se kjo do t’ua rrisë shitjet. Shumica e automjeteve me standard Euro 5 kushtojnë mbi dhjetë mijë euro, dhe qytetarët shpesh kërkojnë makina më të lira.
“Ndryshimet në Ligjin për Automjete parashikojnë që qytetarët që kanë makina më të vjetra me një ose dy ose tre standarde mjedisore të zëvendësohen me standard euro 5. Kështu, qeveria planifikon të investojë në një park të ri të makinave. Ndërsa pjesa e shtetit në subvencionim do të jetë rreth 30%. Vlera e automjeteve që mund të blihen duhet të jetë deri në 12,000 euro”
Nga Ministria e Ekonomisë shprehen se kjo masë planifikohet të zbatohet nga viti i ardhshëm. Nga dikasteri i Financave do të kërkojnë që në buxhetin për vitin 2020 të miratohen subvencionet e parapara për automobilat në lartësi prej 20 milionë denarëve, por nuk janë të sigurt sa do të jetë kjo shifër deri në fund. Synimi është që me largimin e automjeteve të vjetra të ulet ndotja e ajrit. Qytetarët në ndërkohë vlerësojnë se ndotja e ajrit nuk zgjidhet vetëm me një masë.
“Problemi qëndron në atë se populli nuk ka mjete për automobila të ri. Kush dëshiron të vozis makinë të vjetër? Secili dëshiron të vozis makinë të re për shkak të sigurisë dhe për shkaqe tjera”.
“Mendoj se ndotja nuk shkaktohet vetëm nga makinat, por se ka edhe shkaqe të tjera. Edhe poqe se ndërrohen makinat e vjetra, nuk do të ketë shumë ndryshime. Kur nuk do të digjen mbeturinat, atëherë mund të kemi ajër të pastër”.
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në intervistë për Alsat deklaroi se subvencioni i automobilit mund të arrijë deri në 30% nga vlera e tij. Por, nga ana tjetër, makina që ka standard të dobët ekologjik duhet të largohet nga qarkullimi. Përveç subvencioneve për furnizim me makina, Qeveria planifikon që subvencione të ndajë edhe për instalimin e pajisjes së gazit prej 50% nga vlera e përgjithshme. Në mënyrë shtesë, ligji i ri për makina parasheh edhe etiketat. Shërbimet e posaçme do të përcaktojnë cila makinë çfarë etiketë do të ketë, të verdhë, të kuqe apo të gjelbër, varësisht nga standardi ekologjik i automjetit./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Babait të Vanjës i shfuqizohet masa e paraburgimit, i caktohet masa e arrestit shtëpiak
Kërkohet paraburgim për 22 vjeçarin nga Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën me të cilën ishte një lidhje tash e një vit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën