LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Maqedoni, sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin do të fillojë sot dhe do të kryhet në qendrat shëndetësore publike dhe në njësitë e tyre rajonale.

“Vaksina mbulon të gjitha llojet e virusit të gripit që qarkullojnë në hemisferën veriore, duke përfshirë rajonin Evropian dhe Maqedoninë, e përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe mbron kundër tri llojeve të virusit të gripit të grupit A dhe një lloji të virusit të grupit B, ndërsa prodhues është Abot nga Holanda”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga ministria shtojnë se vaksinimi është masa e vetme parandaluese mbrojtëse kundër gripit dhe është e rekomanduar për njerëzit mbi 65 vjeç, veçanërisht personat me sëmundje kronike, fëmijët e vegjël nën 3 vjet me imunitet të dobët, punonjësit e shëndetësisë, personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, si dhe në përgjithësi për njerëzit me imunitet të dobët.

Nga MSH thonë se vaksinimi kundër gripit nuk është i patjetërsueshëm dhe jepet në bazë vullnetare. Çmimi i vaksinimit kundër gripit sezonal është 400 denarë, sikurse vitet e kaluara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori