LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shoqatat shëndetësore nuk pranojnë rritjen e ofruar për punën e natës

Maqedoni, shoqatat shëndetësore nuk pranojnë rritjen e ofruar për punën e natës
Foto: Ilustrim

Rritja e pagës për punën e natës prej 80 në 100 denarë, nuk do të pranohet nga Unioni i shoqatave të udhëhequr nga Shoqata e motrave medicilane, stomatologëve, teknikëve dhe akushereve, pas të cilës qëndrojnë 5500 anëtarë nga gjithë shteti.

Disa prej tyre janë anëtarë të Sindikatës për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, ndërsa tjerët në Sindikatën e Qendrës Klinike. Ata do të takohen të hënën me udhëheqësinë e Sindikatës së shëndetësisë, dhe pastaj me Sindikatën e Qendrës Klinike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nuk e pranojmë këtë zgjidhje me asnjë arsye. Ne do të pranojmë vetëm nëse vlerësohemi në bazë të detyrës, jo për punën e natës. Bashkimi i shoqatave është vazhdimisht i përditësuar me ndryshimet dhe plotësimet e marrëveshjeve kolektive, dhe kërkesat tona nuk janë vetëm në pjesën e punës së natës, por shumë më tepër se kjo”, tha për NovaTV, kryetarja e shoqatës, Gordanka Beshilovska.

Ajo theksoi se ka qendra shëndetësore ku infermieret, për shkak të mungesës së stafit, mbulojnë ndërrime për orët e punës nga ora 15 deri në mëngjes dhe ato paguhen si një ndërrim nate dhe kjo sipas saj, duhet të ndryshojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori