LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë ka shënuar rrënie

Maqedoni, shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë ka shënuar rrënie

Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë është 22.6 për qind dhe në krahasim me tremujorin paraprak shënon ulje prej 0.3 për qind. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, papunësia në tremujorin e parë ka qenë 22.9 për qind, ndërsa në tre mujorin e fundit të vitit 2016, ka qenë 24 për qind.

Të dhënat e publikuara tregojnë se numri i popullatës aktive në tremujorin e dytë është 955.699 persona, prej të cilëve të punësuar janë 739.892, ndërsa 215.807 persona janë të papunësuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 44.1 për qind.

Mes të punësuarve, 62 për qind ose 133.766 janë meshkuj, ndërsa 38 për qind ose 82.041 janë gra. Sipas moshës më së shumti të papunësuar ka tek ata prej 25 deri 49 vjeçarë (137.859).

Shikuar sipas arsimit, më së shumti të papunësuar ka mes personave me arsim të mesëm prej katër viteve (113.403 persona)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori