Maqedoni, rinia më shumë e përdor celularin për argëtim sesa për punë
Trendi i zhvillimit të hovshëm teknologjik padyshim që sjell me vete risi të cilat krijojnë varshmëri te njerëzit.
Nëse deri para disa vitesh telefonat celularë përdoreshin vetëm për të komunikuar dhe jo gjithsecili kishte një të tillë, sot, përparimi i teknologjisë ofron shumëllojshmëri opsionesh, programesh dhe aplikacionesh që mund të përdoren nga celulari.
Kjo ka shtuar ndjeshëm numrin e përdoruesve të tyre. Nga studimet e bëra, kontribues më të mëdhenj në numrin enorm të atyre që e kalojnë një pjesë bukur të madhe të kohës në celularë janë adoleshentët dhe të rinjtë të ndjekur pas edhe nga moshat tjera.
Portalb, anketoi disa të rinj, shumica e të cilëve pranojnë se në celularë humbin pjesën më të madhe të kohës.
“Përdorimi i celularëve është bërë pjesë e pandashme e jona. Arsye më shumë janë rrjetet sociale si facebook, viber, instagram. Kjo bën që pjesën më të madhe të kohës ta kalojmë me celularë në dorë”, tha Luan Xhemaili.
Ndërsa Shkëlzen Pajaziti, pranon se përdorimi i celularit shpesh është i panevojshëm.
“Aq sa e përdor celularin për gjëra të nevojshme e përdor edhe për gjëra të kota”, thotë Pajaziti.
Dokleata Qamili këtë trend e quan “sëmundje të kohës moderne”. Për të, varshmëria e madhe nga teknologjia është faktori që shumica e të rinjëve po bëhen asocial.
“Shumica e të rinjëve duke u munduar të jenë më të informuar dhe në hap me kohën po shndërrohen në individ të varur pakuptueshëm nga celularët”, thotë Qamili.
Për profesorin e informatikës, Riza Etemi të rinjtë janë duke e shpenzuar kohën e tyre në gjendje deliri. Mes tjerash ai tha:
“Të rinjtë janë te varur 100% nga një celular-smartfon. Nga këta vetëm 10% e shfrytëzojnë për punë kurse pjesa tjetër për argëtim”.
Etemi, theksoi se jemi zënë në kurth nga zhvillimi i teknologjisë dhe se humbim gjënë më të vlefshme – kohën.
Përkundër bindjes se celulari ka dhe ndikimin e tij negativ te të rinjtë që humbin shumë kohë duke e shfrytëzuar atë për gjëra të kota, interesimi për telefonat celularë aktualisht është në rritje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend