LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Regjistruesit pagat do t’i marrin më së voni deri në mes të nëntorit

Maqedoni: Regjistruesit pagat do t’i marrin më së voni deri në mes të nëntorit

Gjysma e rreth 4300 personave që morën pjesë në zbatimin e regjistrimit gjatë muajit shtator, ende nuk kanë marrë kompensim financiar për punën. Nga Enti Shtetëror i Statistikës thonë se pagesa bëhet me rradhë dhe se deri në mes nëntorit kompensimin e tyre për punën do ta marrin të gjithë regjistruesit dhe instruktorët rajonalë. Të dhënat në terren po përpunohen, ndërsa rezultatet priten deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm.

Nga gjithsejt 50 rajone në territorin e Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, për më shumë se gjysmën e pjesëmarrësve në regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive, që u zbatua në shtator, mjetet janë paguar, ndërsa për të tjerët vonohen.


“Në rreth 28 rajone të regjistrimit regjistruesit dhe instruktorët rajonalë janë paguar plotësisht. Kjo punë duhet të bëhet me rradhë, nuk mund në të njëjtin moment sepse bëhet fjalë për shumë pjesëmarrës, për shumë të dhëna. Problem i shpeshtë është fakti qe pjesëmarrësit nuk japin të dhëna të sakta të llogarive të tyre transaksionale dhe bankat i kthejnë. Megjithatë jemi të kënaqur nga ritmi, presim që më së voni deri në mes të këtij muaji të paguhen”, shprehet Gjeorgjieska.

Enti Shtetëror i Statistikës,sic njofton KlanM, pati thirrje për rreth 5 mijë regjistrues, por hasi në aplikim të rezervuar nga personat e papunësuar, që ishte njëri ndër kushtet për angazhim. Për këtë arsye operacioni u zbatua me më pak regjistrues, të cilët në varësi të numrit të qytetarëve të regjistruar kanë fituar shuma të ndryshme.

“Sipas informacioneve të mia marrëveshje të nënshkruara kemi me 4300 pjesëmarrës në regjistrim, nga ajo që kam informacione nga departamenti për punë financiare deri më tani shumat lëvizin në mes 20 mijë dhe 60 mijë denarë”, thotë Jasmina Gjeorgjieska.

Në Entin Shtetëror të Statistikës vazhdon përpunimi i të dhënave nga terreni, ndërsa sic njofton KlanM, rezultatet për atë sa qytetarë jetojnë në vend, sa shtëpi posedojnë, me çfarë biznese merren, sa janë shpërngulur dhe shumë të tjera, priten në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori