Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në ueb faqen e saj (www.mon.gov.mk) është publikuar thirrje për realizimin e të drejtës për shujtë të subvencionuar të studentëve, që nënkupton kompensim mujor monetar prej rreth 2.400 denarë në nëntë muaj të vitit.
Afati i aplikimit për studentët aktual është nga nesër (25 nëntor) deri më 3 dhjetor 2022.
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Për konkursin mund të aplikojnë të gjithë studentët e nivelit të plotë universitar të institucioneve të arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Aplikantët duhet të plotësojnë edhe këto kushte: të mos jenë në marrëdhënie të rregullt pune; të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe të mos kenë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të lartë se paga minimale neto në vitin aktual.
Me rastin e paraqitjes së aplikacionit, studentët duhet t’i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Kërkesa për fitimin e të drejtës së ushqimit të subvencionuar studentor dhe Deklarata për saktësinë e të dhënave të futura në aplikacionin për fitimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar studentor, si dhe ne gjithashtu apel që ta shikojnë dokumentin – Udhëzime për hyrjen në llogarinë transaksionale me rastin e aplikimit për ushqim të subvencionuar të studentëve, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
MASH sipas detyrës zyrtare i siguron të gjitha provat e tjera të plotësimit të kushteve, të cilat i posedon MPB, APRMV-së, DAP dhe shërbimet studentore të fakulteteve.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, çdo aplikant do të njoftohet nga MASH për statusin e aplikimit në mënyrë elektronike. Këtë vit pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për periudhën nga 15 shtatori.
“MASH siguron mbështetje të menjëhershme për aplikimin për realizimin e të drejtës për shujtë të subvencionuar të studentëve përmes Sektorit për shkolla dhe standarde të studentëve përmes kontaktit në vijim: subbenziran.obrok@mon.gov.mk ose në zyrën e dedikuar në katin përdhes të ndërtesës së Ministrisë”, theksohet në kumtesën.
Mbështetja financiare në shumë prej 120 denarë për çdo ditë pune të muajit, përveç festave shtetërore, fetare dhe jopune, nuk është paraparë të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 14 shtator.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut “në duar” edhe të shqiptarëve
Në Shqipëri, zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t’i publikoj fotot e zhveshur
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'