LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, publikohet draft-versioni i ligjit për pagat në sektorin publik

Maqedoni, publikohet draft-versioni i ligjit për pagat në sektorin publik

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, prezanton Projektligjin për sistemin e pagave në sektorin publik, të cilin e gjeni të publikuar në ENER bashkë me draft raportin për Vlerësim të Ndikimit të Rregullores, me çka për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, po tentohet për tejkalimin e këtyre problemeve, eliminimin e diskrepancave dhe diferencave në paga në institucione të llojit të njëjtë, si dhe vendosjen e një rendi në sistemin e pagesave.

Ky projektligj, i krijuar me mbështetje të SIGMA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së RMV, synon barazinë dhe bartë në vete principin bazë “rrogë e njëjtë për punë me vlerë të njëjtë”, pra siguron barazi dhe vlerësim të barabartë për çdo vend pune në sektorin publik.

Rrjedhimisht me qëllimin, ky ligj do të përfshijë të gjitha 1,346 institucionet publike me rreth 132,088 të punësuar të cilët përfshihen në Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik.

“Me këtë iniciativë do të vendoset rregull ku rritja e pagave do të bëhet në mënyrë sistemore dhe do të ketë ndërlidhje të qartë me sistemin ekonomik e financiar. Vlen të theksojmë se metodologjia që do të përgatitet për pagat, ka për detyrë që në mënyrë konsultative të përfshijë të drejtat kushtetuese për marrëveshje kolektive, ku theks të veçantë do të ketë stabiliteti buxhetor dhe financiare”.

“Pra, ky është edhe një hap drejt rregullimit dhe reformimit te sektorit publik ,që do të mundësoj që paga, si një faktor i ndjeshëm në procesin e punës, të jetë e rregulluar me ligj dhe jo të krijoj hapësirë për kërkesa dhe interesa të ndryshme, e që gjithashtu premton qartë përmirësimin e standardit jetësor dhe dinjitetit të punëtorëve në sektorin publik”, thonë nga MSHIA.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori