LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Prej sot fillon sistemimi i ushtrisë para objekteve shëndetësore

Maqedoni: Prej sot fillon sistemimi i ushtrisë para objekteve shëndetësore

Edhe pas vendimit të presidentit për angazhimin e Armatës në ndihmë të institucioneve shëndetësore, policia dhe ushtria edhe dje nuk u panë në terren. Derisa gjendja e krizës është në fuqi, armata, policia dhe Ministria e Shëndetësisë, akoma nuk kanë harmonizuar veprimet.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska beson se nga e premtja ushtria dhe policia do të vërehen në terren.


Ministria e Shëndetësisë në mënyrë procedurale shpjegon se ka kërkuar ndihmë nga Armata dhe policia por nuk jep detaje. Nga Shtabi i Krizës thonë se numri i ushtarëve dhe policëve është fluid dhe ndryshon në bazë ditore, por sigurojnë që gjithkund ku trajtohen pacientë nga Kovid-19 do të jenë prezent forcat ushtarake dhe policore.

“Këto vendime nuk i sjell as Mbrojtja dhe as Armata mëvetësishëm, por i sjellim të gjithë bashkë me Qendrën për Menaxhim me Kriza mbi kërkesën e institucioneve shëndetësore. Kur të mbarojnë përgatitjet, ushtria dhe policia do të jenë aty. Më së keqi është kur lëshohen njerëzit para ndërtesave ndërsa nuk zgjidhen të gjitha çështjet dhe nevojat”, theksoi Radmilla Sheqerinska.

Nga e hëna në ndihmë të ushtrisë do të jenë edhe 12 mjekë dhe 20 motra medicinale. Me vendim të presidentit ushtria do të jetë në ndihmë administrative dhe fizike të personelit mjekësor, ndërsa përkrah policisë do të ndihmojë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në institucione

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori