LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nuk do të ketë rizgjedhje të gjykatësve por do të vazhdojnë kontrollet e sistemit AKMIS

Maqedoni, nuk do të ketë rizgjedhje të gjykatësve por do të vazhdojnë kontrollet e sistemit AKMIS

Përfundimisht nuk do të ketë rizgjedhje të gjykatësve, edhe përkundër asaj që koalicioni qeveritar ishte zotuar për një gjë tillë në fushatën zgjedhore. Arsyeja e marrjes së vendimit të tillë është rekomandimi i bërë nga eksperti gjerman Reinhard Priebe në raportin e tij për Maqedoninë, se rizgjedhja e gjykatësve do të kishte efekt shumë negativë në realizimin e reformave në gjyqësor.

Duke folur për sistemin AKMIS, ministri i drejtësisë, Bylent Saliji tha se do të ketë kontrolle të rregullta në të gjitha gjykatat e vendit, shkruan tv 21.


“Ai grup punues kreu kontroll, gjegjësisht ekspertizë në punën e sistemit të AKMIS-it në gjykatën themelore 1, gjatë javës së ardhshme do të realizohet ekspertizë edhe në punën e këtij sistemit edhe në gjykatën e apelit, që të përfundojmë me pjesën e parë. Kjo kontroll apo ekspertizë do të jetë permanente nga tani, në bazë të ingerencave të ministrit të drejtësisë, në të gjitha gjykatat e vendit”, tha Saliji.

Nga ana tjetër, Ambasadori Francez në Maqedoni, Christian Timonier përmendi nevojën për rritje të mjeteve financiare, përmirësimin e përfaqësimit për të gjitha grupet etnike në Maqedoni, por megjithatë duke i mbajtur kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve.

“Në raport është theksuar se trajnimi duhet më pak të jetë i orientuar në pjesën teorike, dhe më shumë në pjesën praktike. Aty janë vlerësuar edhe mendime të caktuara lidhur me përmbajtjen e edukimit të vazhdueshëm të gjyqtarëve, por gjithashtu edhe për krijimin e inspektimit të përgjithshëm të gjyqësorit”, u shpreh Christian Timonier , ambasador i Francës në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori