LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, MPB me ligjërata edukative për pensionistët

Maqedoni, MPB me ligjërata edukative për pensionistët

Stacioni policor-Koçan, në bashkëpunim me Shoqatën e pensionistëve nga Koçani, sot kanë realizuar takimin me pensionistët për parandalim nga vjedhja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim janë prezantuar përvoja nga puna e deritanishme e Stacionit policor-Koçan për zvogëlimin e numrit të vjedhjeve.


Të pranishmit janë informuar edhe për sigurinë në komunikacioni, veçanërisht për sigurinë e pensionistëve në komunikacion si këmbësorë, biçiklistë apo drejtues të motobiçikletave, njofton AIM.

Sipas policisë, këto ligjërata, do të ndikojnë për edukim dhe mbrojtje të pensionistëve dhe familjarëve të tyre nga vjedhja dhe fatkeqësitë në fushën e sigurisë në komunikacion. /Telegrafi/