LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, korrupsioni “lulëzon” edhe në arsimin e lartë

Maqedoni, korrupsioni “lulëzon” edhe në arsimin e lartë

Korrupsioni është prezent gjithandej, nëpër institucione shtetërore e arsimore, përkatësisht te profesorët por dhe te studentët dhe ky është një ndër faktorët që ndikon në cilësinë e arsimit të lartë në vend. Kështu u konstatua në debatin e organizuar nga Instituti për Demokraci. Sipas një hulumtimi në konviktet studentore, 40 për qind e studentëve janë ballafaquar me korrupsion, ndërsa 29 për qind nuk e dinë se ku ta denoncojnë këtë dukuri.

“Në thelb kur e shohim korrupsioni është prezent gjithandej, edhe nëpër institucione, institucionet e arsimit të lartë, institucionet shtetërore… Korrupsioni është prezent edhe tek profesorët dhe kuadri teknik, i dimë shitjet klasike të librave, në këmbim të notës më të lartë, por njëkohësisht korrupsioni është edhe tek studentët…. ”, u shpreh Teodora Stolevska, Këshilli Arsimor për të rinjtë MOF.


“Listat e ndryshme të vlerësimit, të asaj se ku ndodhen universitetet tona krahasuar me universitetet e tjera në botë, tregojnë për cilësinë e arsimit të lartë në vend. Korrupsioni është një prej faktorëve që ndikojnë për rezultatin e keq, ose rezultatin e keq krahasuar me vendet e tjera të rajonit”, tha Misha Popoviq, Instituti për Demokraci.

Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, tha se nga denoncimet e bëra, rezulton se nëpër universitete ka selektim negativ, nepotizëm dhe klientelizëm.

“Nga denoncimet e shumta që i marrim në pjesën e arsimit të lartë, del që atje ekziston selektim negativ, ekziston nepotizëm, klientelizëm, ka raste të shumta që ka zgjedhje të titullit të mësimdhënies shkencore, pa u plotësuar kushtet dhe më pas ai që është i zgjedhur ashtu, i zgjedh të tjerët dhe kështu zinxhiri vazhdon. Pra vërtet një pasqyrë jo e mirë, të mos them e keqe”, deklaroi Biljana Ivanovska, Komisioni Antikorrupsion.

Pjesëmarrësit u pajtuan se duhet vendosur mekanizma për informim të kuadrit akademik dhe studentëve për denoncimin e korrupsionit. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori