LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, koha është për zgjidhje, jo për retorika diplomatike

Maqedoni, koha është për zgjidhje, jo për retorika diplomatike

Koha e fjalorit diplomatik ka kaluar. Nuk ka kohë më, politikanët e inkriminuar nuk duhet të falen. Parlamenti duhet të thirret. Kështu shprehën analisti Ismet Ramadani dhe profesori universitar Jove Kekenovski në deklaratat e tyre.

Ramadani mendon që nuk duhet të lënë punën në ndërgjegjen dhe vetëdijen e liderëve punën e zgjidhjes së krizës, dhe nuk duhet të shkohet në stilin e fjalorëve diplomatik.

“Këtu qëndron problemi me Nikolla Gruevskin dhe klikën e tij, për të arritur ndonjë Marrëveshje, ata daljen nga kriza e lidhin me faljen që ata e kërkojnë. Prandaj duhet t’u bëhet me dije edhe faktorit ndërkombëtarë, se nuk guxon askush që t’i amnistojë ose t’i lirojë nga përgjegjësia këta politikanë. Zgjidhja është që të thirret parlamenti, të tërhiqet abolimi me interpretimin e nenit 11 të kryetarit të shtetit dhe pastaj të bisedohet për zgjedhje fer dhe demokratike”, deklaroi për Portalb Ramadani.

“Nëse këtë nuk e pranon OBRM-PDKUM atëherë duhet të vijë faza tjetër; listat e zeza, bllokimi i kontove të tyre, izolimi total i tyre dhe të ju thuhet se çfarëdo zgjedhje të organizuar nga ata nuk do të pranohen nga SHBA dhe BE”, përfundon Ramadani.

Profesori universitar Kekenovski është optimist dhe kujton se zgjidhja është e patjetërsueshme.

“Zgjidhje duhet të ketë patjetër. Përfaqësuesi special Haindl ka ardhur për këtë çështje. Ai do të caktojë disa detyra të cilat do të duhet të plotësohen për një afat të shkurtër. Kjo do të thotë se të hënën duhet të thirret Kuvendi. Mendoj se do të thirret Kuvendi. OBRM-PDUKM do të duhet të kthehet në parlament nëse atë e thirr shumica e deputetëve. Do të duhet patjetër”.

Përfaqësuesi special, gjermani Johanes Haindl ka zhvilluar takime me krerët e 4 partive më të mëdha në vend. I njëjti javën tjetër do të vijë përsëri në Maqedoni, kur pritet të sjellë ide për tejkalimin e krizës politike në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social "Telegram"?

Sociale
Kalo në kategori