LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, klasat e mbingarkuara në shkolla, sfidë për ligjin e ri

Maqedoni, klasat e mbingarkuara në shkolla, sfidë për ligjin e ri
Foto: Ilustrim

Edhe ky vit i ri shkollor do të nis me problemet e vjetra, e një ndër to është numri i madh i nxënësve në klasa. Ligji i ri për arsimin fillor parashesh që klasat të mos kenë më shumë se 30 nxënës. Por, duke marrë parasysh kapacitetet kufizuese të shkollave, kjo dispozitë e ligjit për arsimin fillor vështirë se do të realizohet që nënkupton se klasat sërish do të jetë të mbingarkuara sikur edhe vitin e kaluar, edhe me mbi 35 nxënës. Drejtorët e shkollave kanë mirëpritur vendimin për uljen e numrin të nxënësve por që kjo sipas tyre mund të zbatohet vetëm nëse paralelisht do të punohej në zgjerimin e kapaciteteve apo ndërtimin e ndonjë shkolle të re, në të kundërtën do të duhet të punojnë edhe në tre ndërrime, që po ashtu çrregullon procesin mësimor, para gjithash ulë cilësinë në mësim.

“Ne për shembull e kemi të vështirë tash sepse nuk kemi aq hapësira saqë të gjithë të vendosen nëpër klasa të vetme. Ne duhet në bashkëpunim me themeluesin të gjejmë një modus se si të dalim, mos ta quaj ngërç por do të jetë atëherë e domosdoshme të punojmë fillimisht në tre ndërrime derisa të do të gjendet një zgjidhje e mirë edhe për ne si arsimtarë edhe për nxënësit. Në rast se prej 1 shtator siç tha edhe ministri, që e kumtoi që I fillon aplikimi i ligjit të ri këtë vit shkollor, atëherë besoj se jo vetëm në shkollën tonë por edhe në shumë shkolla do të hasim problem- tha Sihana Kaba, drejtore e sh.f “Kirili dhe Metodi”.


Ministri i Arsimit, Arbër Ademi pranon se ligji do të sjellë telashe në shumë shkolla të vendit, duke pas parasysh infrastrukturën momentale të shkollave. Mirëpo, ai thotë se duhet bërë përpjekje për përshtatjen e ambientet për nisjen e zbatimit të të ligjit.

“Jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë disa shkolla dhe vendbanime që janë të mbipopulluara me nxënës. E dimë se në disa prej tyre nuk ka edhe mundësi që të intervenohet me investime kapitale që të përmirësohen kushtet infrastrukturore, megjithatë politikat tona kanë të bëjnë me nivelin nacional dhe do të duhet të gjejmë zgjidhje që të përshtatemi, të harmonizohemi me përcaktimet ligjore dhe zgjidhjet ligjore ku parashihet se jo më tepër se 30 nxënës në një klasë- deklaroi ministër i Arsimit, Arbër Ademi më 30.07.2019.

Problemi me numrin e madh të nxënësve është i pranishëm në veçanti në Shkup, në komunat e Çairit dhe Butelit, por edhe në zona tjera ndërsa si zgjidhje e problemit shihet në ndërtimin e shkollave të reja. Ndryshe nga ky vit shkollor nisi edhe më risi tjera. Një paralele e kombinuar duhet të numërojë maksimum 10 nxënës. Ligji parashikon orët e edukatës fizike ti realizojnë mësimdhënësit profesional. Gjithashtu parashihet zhvillimi i mësimit në institucionet shëndetësore dhe në kushte shtëpiake për nxënësit që trajtohen më gjatë se tre javë në shtëpi apo në spital. Sipas dispozitave ligjor për ditët e humbura gjatë vitit nxënësit nuk do të mësojnë në fundjavë, por ditët do të kompensohen në fund të vitit shkollor./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori