LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Janë parashtruar 528 amendamente për buxhetin për vitin 2021

Maqedoni: Janë parashtruar 528 amendamente për buxhetin për vitin 2021

Grupet parlamentare kanë parashtruar 528 amendamente për Buxhetin për vitin 2021, për çka debati i komisionit do të fillojë nesër dhe do të zgjasë në dhjetë ditët e ardhshme.

Pjesa më e madhe e amendamenteve janë parashtruar nga OBRM-PDUKM, edhe atë 390, siç informojnë nga grupi parlamentar, ndërsa të tjerat mbi njëqind janë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.


Buxheti për vitin 2021 është pjesë e strategjisë së Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike dhe rritje të përshpejtuar në periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2025. Në fazën inicuese të planit duhet të sigurojë rimëkëmbje ekonomike nga pasojat e pandemisë me Kovid-19, ndërsa në tre vitet e ardhshme zhvillim të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm ekonomik.

Propozim-buxheti për vitin 2021 është projektuar në 247,5 miliardë denarë dhe rreth afro 8,3 për qind me çka deficiti i buxhetit, prej 8,5 për qind, aq sa do të jetë këtë vit, do të bie në 4,9 për qind të PBV-së. Në Propozim-buxhet për vitin e ardhshëm janë projektuar edhe mjete në vlerë prej 50 milionë euro për masa të ardhshme eventuale për përballje me krizën KOVID me të cilat do të mbështetet biznesi dhe qytetarët.

Pritjet janë që në gjysmën e dytë të vitit 2022 të kthehet niveli i PBV-së si para krizës, ndërsa tashmë në vitin 2025 ekonomia të rritet me shkallë prej 5,9 për qind. Plani është që deficiti i buxhetit në vitin 2025 të bie në 2,5 për qind të PBV-së.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori