LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ekspertët e sigurisë presin të ketë përgjegjësi për bisedat telefonike

Maqedoni, ekspertët e sigurisë presin të ketë përgjegjësi për bisedat telefonike

Për ish zëvendësministrin e Mbrojtjes, Rizvan Sulejmani, publikimi i bisedës së kryeministrit Zaev me komikët rusë është skandal. Ai thotë se nuk është e mirë kur dëgjohet kryeministri kur flet tema delikate ku përfshihen edhe vende tjera.

“Sigurisht që nuk është mirë që politikat e Republikës së Maqedonisë së Veriut të dëgjohen në një mënyrë të tillë. Nuk është ndjesi e mirë, sepse mund të shkaktohet problem në marrëdhëniet me aleatët dhe me Rusinë. Shum lëshime ka në ato kanale diplomatike. Do të duhet të ndërmerren masa siguria që të mos ketë situata të këtilla, dhe dikush të ndërmarrë përgjegjësi”, tha profesori universitar, Rizvan Sulejmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai potencoi se situata nuk është për t’u nënvlerësuar.

‘Dikush duhet seriozisht të merret me këtë problem. Një vend kandidat për anëtar në NATO, me sistem siguri të këtillë, nuk është në rregull”, shtoi Sulejmani.

Profesori universitar Stefan Buxhakovski thekson se lëshime kanë bërë shërbimet qeveritare që kanë obligim për vendosjen e komunikimeve me përfaqësuesit e huaj. Ai thotë se nevojitet më herët të vërtetohet siguria e bisedës që ka kryeministri me secilin përfaqësues të huaj.

“Është shkelur protokolli i Qeverisë për komunikim me përfaqësues të huaj. Shërbimet qeveritare këtu kanë gabim sistematik dhe strategjik, ky shërbim duhet ta mbrojë kryeministrin”, tha Buxhakovski.

Përgjegjësia më e madhe, sipas Buxhakovski është te kryeministri Zoran Zaev.

“Kjo është çështje serioze. Përmes një shakaje analizohet edhe karakteri i personit me të cilin bisedohet. Kryeministri nga ajo që kam dëgjuar, hyn vet në komente mbi vendet tjera, mban anë, dhe kjo nuk është rastësi, këto komikë marrin udhëzime nga shërbimet, është bërë profil psikologjik dhe më pastaj janë parashtruar pyetje”, tha Buxhakovski.

Kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se askush nuk do të merr përgjegjësi, për shkak se me publikimin e këtyre publikimeve nuk është bërë asnjë dëmtim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori