Lufta kundër lajmeve të rreme paraqet sfidë për Maqedoninë e Veriut, aq më tepër se vetë institucionet e shtetit jo rrallë herë janë ata që i gjenerojnë të njëjtat duke plasuar fakte jo të vërteta ose gjysmë të vërteta, thonë ekspertët në këtë lëmi.
Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonisë së Veriut kohë më parë ka prezantuar planin që ka të bëjë me luftën kundër dezinformatave, lajmeve të rreme dhe sulmeve kundër demokracisë.
Ekspertët në lëminë e mediave, thonë se Qeveria duhet të tregohet më e vendosur në këtë drejtim duke luftuar lajmet e rreme, madje edhe atëherë kur konstatohet se ajo ka gabuar.
Zhaneta Trajovska nga Shkolla e Lartë e Gazetarisë ne Shkup, për Radion Evropa e Lirë thotë se qytetarët janë të ndjeshëm nga plasimi i lajmeve jo të sakta nga ana e institucioneve të shtetit si rrjedhojë e përvojës së hidhur nga e kaluara, andaj shton ajo, institucionet duhet të tregohen këmbëngulëse për të thënë të vërtetën edhe në momentin kur duket qartë se ata kanë gabuar.
“Nëse nuk sqarohet deri në fund ky rast dhe jo vetëm, kjo do të shndërrohet në një njollë që do të errësojë pasqyrën e realitetit të veprimeve të kësaj qeverie”, thotë Trajkovska.
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, thonë se propozim-plani për luftimin e lajmeve të rreme është në përputhje me rekomandimet që ka marrë shteti nga Brukseli dhe Uashingtoni.
“Propozim-plani për veprim është përmbledhje e proceseve, projekteve, masave dhe rekomandimeve për luftë kundër dezinformatave, i përpiluar si rezultat i ndjekjes së masave të Komisionit Evropian, sektorit të komunikimeve të NATO-s, si dhe Komitetit të ekspertëve për gazetari kualitative pranë Këshillit të Evropës”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Por, Isen Saliu, gazetar për Radion Evropa e Lirë konsideron se për të filtruar eterin mediatik nga lajmet e rreme më kompetentë janë vetë gazetarët.
“Kur qeveria apo autoritetet shtetërore tentojnë të vendosin të përcaktojnë se çka është lajm i rremë dhe çka nuk paraqet lajm të rremë, jam i vërtetë apo lajm i pavërtetë, atëherë rriten gjasat që të bëhen vlerësime të gabuara”.
”Mendoj se kjo çështje nuk i takon në asnjë mënyrë qeverisë apo institucioneve shtetërore, por është çështje që duhet ta rregullojnë organizatat profesionale që merren me çështjen e lirisë së mediave”, thotë Isen Saliu, kryeredaktor i së përditshmes Lajm.
Ai njëherësh thekson se problem paraqet dhe plasimi i lajmeve gjysmë të vërteta dhe nga ana e vetë institucioneve të shtetit të cilat qytetarëve u ofrojnë informacione të rreme ose gjysmë të vërteta për realizimin e çështjeve të caktuara.
“Nuk mund të zgjidhet çështja me lajmet e rreme që për Maqedoninë e Veriut paraqet problem jashtëzakonisht të madh pa pasur një klasë politike e cila drejton institucionet e shtetit e cila nuk bën premtime të rrejshme dhe pason informacione gjysmë të vërteta për çështje të caktuara që i ka nën kompetencë për t`i realizuar”, thotë Iseni.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut ka qenë pre e lajme të rrejshme në masë më të theksuar që nga negociatat për Marrëveshjen e Prespës dhe deri tek ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, kjo ka imponuar nevojën e nënshkrimit dhe të marrëveshjes me Greqinë për t’i bërë ballë sfidës me lajmet e rreme.
Edhe përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë kanë theksuar se qarqe të ndryshme të cilat janë kundër integrimit të vendit në strukturat euroatlantike, do të synojnë ta minojnë këtë proces përmes plasimit të lajmeve të rrejshme./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City