LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, deri në fund të këtij muaji bëhet kontrollimi i raportit vjetor të tatimit

Maqedoni, deri në fund të këtij muaji bëhet kontrollimi i raportit vjetor të tatimit

Qytetarët që kanë realizuar të hyra në vitin 2018 kanë afat që deri në fund të muajit, përkatësisht deri më 31 maj të kontrollojnë raportin vjetor tatimor të dërguar në mënyrë elektronike nga Drejtoria e të Hyrave Publike.

Në sistemin elektronik të DHP-së janë regjistruar mbi 680.000 persona që kanë realizuar të hyra gjatë vitit 2018. Ata me profilin e tyre mund ta kontrollojnë raportin vjetor të dërguar nga DHP-ja dhe ta vërtetojnë apo ta përmirësojnë atë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga një qershori raportet vjetore tatimore do të jenë përfundimtare, përkatësisht do merret parasysh statusi i fundit i paraqitjes vjetore tatimore, është përmirësuar apo vërtetuar.

“Gjithashtu nga një qershori zyrtarisht do të vërtetohen edhe raportet vjetore tatimore që nga qytetarët as nuk janë vërtetuar dhe as janë përmirësuar”, sqarojnë nga DHP.

Ata thonë se raportet tatimore që janë përmirësuar, dhe ka marrë statusin e paraqitjes përfundimtare, do të duhet të miratohet nga person zyrtar i DHP-së dhe nëse nuk miratohet paraqitja, do të vijojë zgjidhje për vërtetimin e tatimit personal të të hyrave për vitin 2018.

Nga DHP theksojnë se qytetarët që kanë nevojë për ndihmë gjatë përmirësimit të këtyre raporteve, mund të kontaktojnë kontakt qendrën në numrat 0800 33 000 dhe 02/3253 200./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori