Dy të tretat apo 70 për qind e shfrytëzuesve të kredive nga ana e qytetarëve kanë anuluar kreditë e tyre. Njëherësh bankat nuk do të anulojnë kamatat përgjatë kësaj periudhe, por të njëjtat do të llogariten pasi konsumatorët në muajin tetor do të rifillojnë me pagesën e rregullt të kësteve të kredive. Nga ana tjetër, 30 për qind e qytetarëve do të vazhdojnë edhe më tej të paguajnë kreditë në periudhën prill- shtator të këtij viti.
Nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë thonë se të gjitha anëtarët e saja ofrojnë mundësi për personat fizik apo për qytetarët që e kanë pranuar anulimin , që në muajt në vijim nëse dëshirojnë do të jenë në mundësi të vazhdojnë me pagesën e kredive, për tu përjashtuar nga kjo ofertë. Gjithashtu ato mund të shfrytëzojnë mundësinë edhe të anulojnë pagesën e kësteve deri në shtator.
“Gjithashtu, bankat që janë anëtare të kësaj shoqate, do tu mundësojnë klientëve të tyre që tani e kanë refuzuar këtë ofertë, ndërsa në periudhën e ardhshme do të vlerësojnë se kanë nevojë për lehtësim të përkohshëm nga ngarkesa financiare , që në mënyrë shtesë ti bashkëngjiten ofertës dhe pagesës së kredisë që t’ju anulohet deri në përfundimin e grejs periudhës të parashikuar në ofertë”, thonë nga shoqata e bankave.
Nga atje shtojnë se kërkesat për anulimin apo bashkëngjitjen ndaj ofertës në të ardhmen do të përpunohen në mënyrë individuale. Apo me fjalë të tjera, çdo klient që ka një kërkesë të tillë, do të duhet që përmes telefonit, apo përmes postës elektronike të kontaktojë bankën, që të merret vesh se si do të dorëzojë kërkesën duke mbrojtur shëndetin e tij.
Në raport me personat fizik, apo me firmat, ofertat po harmonizohen me çdo klient ndaras në varësi prej nevojave të tij. Njëherësh bankat anëtare të shoqatës po përpiqen që në mënyrë maksimale të lehtësojnë punën e bizneseve , me qëllim që më lehtë të tejkalojnë vështirësitë të shkaktuara nga tronditjet e pandemisë.
Nga Banka Popullore e Maqedonisë thonë se këto anulime të pagesave për këtë periudhë nënkuptojnë edhe përkrahje indirekte për ekonominë e vendit. Nga atje shtojnë se sistemi bankar është stabil dhe i shëndoshë dhe ka bazë të fuqishme dhe kapacitet që tu bëjë ballë tronditjeve të ndryshme.
Të dhënat e fundit të Bankës Popullore tregojnë se qytetarët janë në borxh ndaj bankave për kredi konsumatore në muajin mars me një shumë prej 93.440 milionë denarë apo afër 1.5 miliardë euro. Borxhi për kredi banesore është 52.959 milionë denarë apo afër 860 milionë euro, borxhi në kartelat kreditore është 11.724 milionë denarë apo afër 200 milionë euro e kështu me radhë. Statistika e Banës Popullore tregon më tej se qytetarët e kanë shumë të vështirë në mos edhe të pamundur që të kapërcejnë muajin apo të blejnë banesa dhe të rinovojnë hapësirat e tyre të banimit, po të mos ishin kreditë e llojeve të ndryshme të bankave. Këtë e dëshmojnë edhe rritja prej 59,413 milionë denarë e kredive konsumatore në muajin mars të vitit 2016 në 93.440 milionë denarë në mars të vitit 2020. Apo me fjalë të tjera kreditë konsumatore për katër vite, janë rritur nga afër një miliardë euro në një miliardë e gjysmë euro. Rritje të madhe shënojnë edhe kreditë e banesave prej 31.259 milionë denarë në muajin mars të vitit 2016 në 52.959 milionë denarë në muajin mars të vitit 2020.
Ulje në këtë periudhë katërvejçare shënojnë vetëm kreditë e automjeteve nga 379 milionë denarë në 306 milionë denarë, ndërsa borxhet e tjera të qytetarëve mbeten në nivele të përafërta. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit