Rokeri kontrovers, Marilyn Manson, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave me veprimet e tij.

Muzikanti amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Brian Hugh Warner, shpeshherë djeg Biblën në koncertet e tij.


Mirëpo, djegia e librit të shenjtë në Firence të Italisë, pikërisht në vigjilje të vizitës së Papa Fraçeskut, ka marrë vëmendje mediatike.

Bibla është djegur gjatë performimit të këngës “Antichrist Superstar”, ndërsa mbi 3.000 fansa kanë brohoritur dhe e kanë xhiruar këtë akt. /Telegrafi/