LAJMI I FUNDIT:

Manovrat e vështira të McLaren 720S në një skenë të filmit “Fast and Furious” (Video)

Manovrat e vështira të McLaren 720S në një skenë të filmit “Fast and Furious” (Video)

Modeli 720S kreu lëvizje të shpejta, derisa ‘kërcënohej’ me të shtëna armësh

Për filmin e ri të serisë “Fast and Furious” është bllokuar një udhëkryq në Glasgow të Anglisë, ku nën simulimin e të shtënave të armëve, u realizuar njëra nga skenat aksion, transmeton Telegrafi.


Vetura McLaren 720S kreu disa manovra të rrezikshme, para se të realizonte një kthesë prej 180 shkallësh dhe të shmangte motoçiklistët që po e ndiqnin. Kjo skenë u nevojit të përsëritej disa herë, meqë ishte mjaft e vështirë të realizohet.

Disa pjesë nga kjo skenë, tregojnë shkathtësitë që ka McLaren edhe nëse është duke lëvizur me shpejtësi dhe në lugë që duket të jetë e lagur.

Për të parë filmin në tërësi, duhet të presim deri në korrik të viti që vjet, kur është raportuar se do të lansohet. /Telegrafi/