Manipulim i provave, dy të arrestuar në Ferizaj

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për manipulim të provave.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj, më 22 prill/
“Lidhur me rastin më 23.04.2026 janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raport.
Njësitet policore gjatë kontrollit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar: 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
7 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































