LAJMI I FUNDIT:

Manifestime për 90 vjetorin e lindjes së Morricones

Manifestime për 90 vjetorin e lindjes së Morricones

“Jam i prekur nga këto festime. Jam një kompozitor si shumë të tjerë. Diçka më ka shkuar mirë e diçka tjetër pak më mirë. Publikut i them vetëm faleminderit. Kompozitorët kanë nevojë për publikun”

Kështu është shprehur Ennio Morricone që më 10 nëntor mbush 90 vjet, në festimet që Akademia Kombëtare e Santa Cecilia kishte bërë për të.


Për legjendën e kolonave zanore, Akademia ka nxjerr një libër “90 vitet”, ku ka mbledhur foto, dokumente, dëshmi të personazheve dhe regjisorëve. Në muzeun e instrumenteve muzikore, janë ekspozuar kostumet e skenës të realizuara nga Rrobaqepësia Tirrelli, për pesë filma që Morricone ua ka shkruar muzikën.