Mania e Bitcoinit mund të jetë pika e nxehtë për disa nga vendet më të mëdha të prodhimit të naftës në botë për ta bërë një lëvizje të madhe kundrejt dollarit.
Kriptomonedha më e popullarizuar në botë të shtunën e kaluar arriti pikën më të lartë duke e kaluar vlerën e më shumë se 20 mijë dollarë, por prapë pati një rënie të madhe. Zhvendosja e tillë e çmimeve ka bërë që disa nga bankat më të mëdha të botës të denoncojnë Bitcoinin si një mashtrim, duke i paralajmëruar investitorët për një flluskë spekulative e destinuar të dështojë.
Megjithatë, në fillim të muajit, rregullatorët financiar në SHBA dhanë dritën e gjelbër për shkëmbimet e kriptomonedhave. Nga disa vëzhgues kjo u pa si një votëbesim për legjitimitetin e monedhave digjitale.
“Kjo duhet të forcojë popullaritetin në rritje të kriptomonedhave, aq shumë sa që ato të përbëjnë një kërcënim për rolin e dollarit amerikan si monedhë e rezervës botërore”, tha Stephen Brennock, analisti i naftës, shkruan Telegrafi.
Aktualisht në tregjet botërore mbizotëron dollari, megjithëse vendet si Kina, Rusia dhe Venezuela po shikojnë mundësinë që ta largojnë domiminin e dollarit duke e zvogëluar varësinë ndaj saj dhe në të njëjtën kohë të kufizonin ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve të sanksioneve amerikane.
“Ardhja e kriptomonedhave, përfaqëson një katalizator të ri për vendet që prodhojnë mallra dhe që dëshirojnë të braktisin dollarin si një mjet pagese për naftën”, tha Brennock.
Të dielën, Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, njoftoi fillimin e një kriptomonedhe e mbështetur nga nafta të quajtur “Petro”. Anëtari i OPEC-it ka kërkuar të shmangë pagesat e dollarit për naftën në mes Karakasit dhe Uashingtonit.
Gjithashtu, Rusia është një mbështetës i madh i kriptomonedhave. Ndërsa vendi, së bashku me Venezuelën, kanë një qëllim afatgjatë që të përmbys dollarin.
Brennock tha se Kina mund të provojë të jetë “pikë e qëndrueshme” për të ardhmen e kriptomonedhave në sferën e mallrave.
Banka Qendrore e Kinës ndaloi operacionet për tregtim me kripromonedha në mes të shqetësimeve se tregjet e parregulluara mund të paraqesin një rrezik të madh financiar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre